Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ushqime që ruajnë nxirjen e lëkurës

Ushqime që ruajnë nxirjen e lëkurës

18:01, 12/09/2017
A+ Aa A-

Kryesisht rrezet UV-A janë të përgjegjshme për plakjen e parakohshme të lëkurës. Nëse e krahasojmë plakjen e lëkurës në mënyrë thelbësore dhe foto-plakje, do të përfundojmë që 20% e plakjes vjen nga plakja natyrale, ndërsa 80% nga dielli.

Këto janë ushqimet bazike të cilat kanë veti antioksidante dhe pastruese të cilat duhet të bëhen pjesë e dietës suaj ushqimore përgjatë ditëve të plazhit.

Ruajnë format tuaja trupore, po kështu falë disa mineraleve dhe vitaminave të pranishme në to ruajnë nxirjen e lëkurës të marrë gjatë ditëve të plazhit. Pasi veçanërisht gjatë ditëve të pushimeve, qofshin këto në plazh apo në mal jemi të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, kështu që mbrojtja e lëkurës duhet të jetë maksimale, jo vetëm me kremra dhe zakone të mira, por edhe përmes ushqyerjes.

Dihet se dielli shkakton 80% plakje të parakohshme. Kryesisht rrezet UV-A janë të përgjegjshme për plakjen e parakohshme të lëkurës. Nëse e krahasojmë plakjen e lëkurës në mënyrë thelbësore dhe foto-plakje, do të përfundojmë që 20% e plakjes vjen nga plakja natyrale, ndërsa 80% nga dielli, transmeton Mapo.al.

Limoni

Një gotë ujë me limon sapo çohemi në mëngjes ka efekt pastrues, ndihmon sistemin tonë tretës dhe pastron mëlçinë nga helmet. Përfitime nga ujë me limon ka edhe lëkura pasi i dhuron shkëlqim.

Patatja e ëmbël

Janë të pasura me betakaroten, vitaminë A dhe C, riparojnë dëmet e lëkurës, po kështu ndihmojnë në neutralizimin e veprimit të radikaleve të lira të cilat dëmtojnë shtresat e lëkurës.

Bajame

Janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, antioksidanti përgjegjës për ngjyrën dhe fleksibilitetin e lëkurës, po kështu mbron nga dëmet që shkaktojnë rrezet ultravioletë.

Ananas

Ananasi stimulon qelizat që prodhojnë kolagjenin-(fibroplastis), ndihmon në trajtimin e akneve dhe probleme të tjera të lëkurës së fytyrës.

Panxhar

Ky perim është një antioksidant i fuqishëm, i cili stimulon riparimin e indeve dhe rinovimin qelizor. Është i mrekullueshëm për të pastruar organizmin nga helmet, ashtu sikurse molla dhe xhenxhefili.

Fiku

Ky frutë përmban kalium, stimulon procesin tretës, teksa farat e tij fuqizojnë eliminimin e helmeve nga organizmi.

Spinaqi

Spinaqi përmban vitaminën A, shumë i rëndësishëm në rinovimin qelizor dhe nivelin e vitaminës C, të domosdoshme për prodhimin e kolagjenit.

Qumështi dhe nënproduktet

Konsumoni sa më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij. Pasi falë përmbajtjes së lartë me aminoacide esenciale stimulojnë sintezën e proteinave dhe kolagjenit, të cilat janë esenciale për ngjyrën e lëkurës tuaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco