Njerëzit që punojnënë në zyrë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

Njerëzit që punojnënë në zyrë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

15:14, 12/09/2017
A+ Aa A-

Njerëzit me punë në zyrë janë dy herë më të prirur që të vdesin para kohe se sa ata që ushtrojnë rregullisht, sipas një studimi të ri.

Pavarësisht se a rrini ulur tërë ditën apo preferoni t’i vini këmbët sipër periodikisht, koha e gjatë pasive rrit rrezikun e vdekjes së hershme, sipas një studimi të publikuar në Annals of Internal Medicine.

Ekipi studiues i udhëhequr  nga hulumtuesi i ushtrimeve nga Columbia University, Keith Diaz, monitoroi lëvizjet e më shumë se 8 mijë të rriturve mbi moshën 45 vjeçare duke kërkuar nga ta që ta bartin një “accelerometer”.

Gjatë një periudhe dhjetë ditëshe, hulumtuesit gjetën që të qëndruarit ulur përbënte ekuivalentin  e 12.3 orëve gjatë një periudhe 16 orëshe sa rri dikush zgjuar e që i bie një mesatare prej 77%.

Pasi që i kishin përcjellur pjesëmarrësit për katër vjet, të dhënat zbuluan që ata të cilët kishin kaluar shumë kohë ulur ishin shumë më të e mundur të kenë vdekur.

Autorët e këtij studimi sugjeruan që njerëzit që rrinë ulur për periudha të gjata duhet të ngriten dhe të lëvizin çdo 30 minuta në mënyrë që ta ulin rrezikun për vdekje të parakohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco