Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Tumerik, pluhuri që bën mrekulli

Tumerik, pluhuri që bën mrekulli

14:40, 12/09/2017
A+ Aa A-

Ky pluhur ka përdorim të gjerë edhe në trajtimet e fytyrës për largimin e akneve, infeksionet e syrit, acarimin e lëkurës etj. Vaji i tumerikut gjithashtu përdoret edhe në përgatitjen e parfumeve. Kërkimet kanë treguar se antioksidantët që përmban tumeriku ndihmojnë në luftën ndaj kancerit dhe janë mjaft efektivë si anti-inflamatorë.

Rrënja e tumerikut përdoret edhe në përbërjen e shumë ilaçeve, si rrjedhojë ai ndihmon në kurimin e sëmundjeve, si: artriti, dhimbja e stomakut, diarreja, humbja e oreksit, verdhëza, problemet me mëlçinë dhe tëmthin.
Sipas të dhënave të nxjerra nga kërkimet që janë bërë mbi këtë pluhur, rezulton se ai mund të përdoret për dhimbjen e kokës, bronkitet, problemet menstruale apo kanceri. Tumeriku është gjithashtu pjesë përbërëse e medikamenteve antidepresive, të stomakut apo problemeve me kujtesën.
Në rastet kur keni dhembje, mund të përdoret edhe në vend të ibuprofenit.

Efektet negative të përdorimit të tumerikut
Përdorimi i tumerikut është i sigurt kur konsumohet nga goja apo aplikohet në lëkurë për 8 muaj. Zakonisht nuk ka efekte anësore serioze, por te disa persona mund të shkaktojë dhimbje stomaku, marrje mendsh, të vjella apo diarre. Një person që merr një sasi të lartë të tumerikut, dy herë në ditë mbi 1500 mg, mund të ketë aritmi (rrahje të forta zemre). 

Gjatë shtatzënisë apo gjatë periudhës kur ushqeni fëmijën me gji konsumojeni tumerikun në doza të vogla. Deri në momentin që e merrni nëpërmjet ushqimit nuk ka asnjë rrezik, por në qoftë se gjatë shtatzënisë pini medikamente që kanë në përmbajtjen e tyre turmerik, ato mund të rrezikojnë shtatzëninë tuaj. Si rrjedhojë, këshillohet të mos pini ilaçe me përmbajtje tumeriku kur jeni shtatzënë.
Personat që vuajnë nga diabeti gjithashtu duhet ta shmangin këtë pluhur pasi curcuma, një përbërës kimik që gjendet te tumeriku ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco