Rezulton efikas kontraceptivi për burrat

Rezulton efikas kontraceptivi për burrat

10:34, 28/05/2024
A+ Aa A-

Rezulton efikas një kontraceptiv për meshkujt tek kaviet e laboratorit. Nuk prek hormone dhe nuk është i pakthyeshëm, që do të thotë se kafshët kanë rekuperuar aftësinë e riprodhimit menjëherë pas ndalimit të trajtimit, pa asnjë efekt anësor.

Ky kontraceptiv shënjestron një proteinë esenciale për riprodhimin mashkullor, që është e pranishme edhe tek njeriu, dhe të dhënat nga eksperimentet e deritanishme janë premtuese sipas grupit kërkimor të Baylor College të Houston, që studimin e kanë publikuar në revistën “Science”.

Gjatë viteve të fundit progresit për sa i përket kontraceptivëve për meshkujt kanë qenë të zbehta. Aktualisht në treg nuk ekzistojnë të tillë efikase, pasi përtej përpjekjeve dhe studimeve inkurajuese, asnjë i tillë nuk është aprovuar për përdorim.

Në studimin e fundit, kërkuesit janë përqendruar tek një proteinë jo hormonale STK33, që nga studimet e mëparshme ka treguar që mutacionet mbi të, si tek kaviet ashtu edhe tek njeriu, sjellin infertilitet, pasi spermatozoidët rezultojnë me defekte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco