Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Anglezët: Na kanë humbur provat për Berishën

A ndikon vaji i peshkut në trajtimin e akneve?

A ndikon vaji i peshkut në trajtimin e akneve?

10:19, 27/05/2024
A+ Aa A-

Shumë prej atyre që e kanë kanë përjetuar betejën me njollat e zeza apo aknet, kanë përdorur shumë produkte kozmetike, trajtime në kushtet e shtëpisë apo locione që falë përbërësve specifikë duken kokëfortë në trajtimin e tyre, por ka diçka për të cilën dermatologët po flasin së fundmi: vaji i peshkut.

Ju mund ta mendoni vajin e peshkut si një suplement jo shumë të shijshëm, por ai ka shumë vlera për shëndetin e përgjithshëm. Duke qenë se vaji i peshkut ka kaq shumë përbërës që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndikojnë pozitivisht në trup, ka shumë mundësi që të bëjë të njëjtën gjë për lëkurën tuaj, apo jo?

Ka serume të ndryshme për fytyrën, trajtime për njollat dhe suplemente të cilat ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së akneve. Pra, a është vaji i peshkut në të vërtetë çelësi për të ndihmuar në zhdukjen e tyre?

Brooke Jeffy, dermatologe në New York, thotë se vaji i peshkut është një burim i madh i acideve yndyrore omega-3 dhe vjen nga peshqit me vaj si toni, açuget etj. "Acidet yndyrore omega-3 janë acide thelbësore, që do të thotë se ato duhet të vijnë nga dieta pasi trupi nuk i prodhon dot. Këto acide janë po kaq të rëndësishme edhe për shëndetin e lëkurës,” thotë ajo.

Ju mund ta përfshini vajin e peshkut në rutinën tuaj në disa mënyra. Megjithatë, më e zakonshmja është marrja e një suplementi. Shija dhe aroma mund të jenë mjaft të forta, por këto nuk janë arsye që duhet t’ju pengojnë në konsumin e tij.

A mund të ndihmojë vaji i peshkut me aknet?

Vaji i peshkut ka disa përbërës që ndikojnë në shëndetin e lëkurës, nga forcimi i barrierës mbrojtëse të saj, te pengimi i inflamacionit dhe trajtimi i akneve, kjo sipas një studimi të botuar në revistën “Marine Drugs”. Studimi thotë se përmbajtja e omega-3 në vajin e peshkut mund të ndihmojë në zvogëlimin e inflamacionit të përgjithshëm në trup.

“Për shkak se vaji i peshkut është i pasur me acide yndyrore anti-inflamatore omega-3, ai mund të përmirësojë aknet duke zvogëluar njëherësh edhe inflamacionin në lëkurë,” thotë dermatologia.

Në mënyrë të veçantë, acidet yndyrore omega-3 bllokojnë një rrugë në trup që gjeneron inflamacion. Ato punojnë për të stabilizuar testosteronin dhe insulinën, të cilat kanë tendencë të rrisin prodhimin e vajit, një element kyç që nxit prodhimin e akneve.

Sa kohë duhet që të shihen rezultatet pas marrjes së vajit të peshkut?

Mund të duhen diku nga dy deri në tre muaj për të parë efektet e vajit të peshkut, por kjo mund të ndryshojë në varësi të nivelit të problemit dhe llojit të akneve që keni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco