VIDEO/ Pajisja e re që mund t'u kthejë njerëzve me dëmtim të shtyllës kurrizore, lëvizjen e duarve dhe të krahëve

VIDEO/ Pajisja e re që mund t'u kthejë njerëzve me dëmtim të shtyllës kurrizore, lëvizjen e duarve dhe të krahëve

18:26, 22/05/2024
A+ Aa A-

Zhvilluesit e saj thonë se është pajisja e parë që nuk ka nevojë të implantohet te pacienti.

Një pajisje e re mund t'i ndihmojë pacientët që kanë humbur lëvizjen e duarve dhe krahëve, ta rikthejnë atë funksion. Përpjekje të tjera që janë bërë që synonin të ndihmojnë pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore duke përdorur stimulimin elektrik, kërkonin pajisje të implantuara në trupin e pacientit.

Pajisja e re ARC-EX e shpikur nga studiuesit në Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL) dhe Universitetin e Uashingtonit, mund të vishet nga jashtë dhe ishte pjesë e një prove që përfshiu 65 pacientë në SHBA dhe një në Skoci, shkruan Euronews.

Me elektroda të vendosura pranë kordës spinale cervikale mbi qafë, pajisja është projektuar për të dërguar një rrymë të fuqishme elektrike në palcën kurrizore për të rikthyer funksionin e krahut dhe të dorës.

Melanie Reid, një gazetare në Mbretërinë e Bashkuar që mori pjesë në një provë klinike të pajisjes, e cila ishte paralizuar 14 vjet më parë kur kishte rënë nga kali, tha se rifitimi i lëvizshmërisë dhe forcës në duar është "gjithçka që dëshiron vërtet" një person me lëndime të shtyllës kurrizore.

Pas përdorimit të pajisjes ARC-EX për disa muaj, ajo tregoi më shumë forcë dhe lëvizshmëri në dorën e saj të majtë.

Rryma elektrike e dhënë pacientëve ishte pesë herë më e fortë se sa duhej të jepej normalisht në trajtim.

"Stimulimi i përdorur në këtë studim përdori një formë vale me frekuencë shumë të lartë dhe që na lejon të kalojmë rreth pesë herë më shumë rrymë përmes lëkurës për të aktivizuar palcën kurrizore”, tha Chet Moritz, një inxhinier nervor dhe fiziolog në Universitetin e Uashingtonit.

"Stimulimi me frekuencë të lartë mpiu lëkurën nën elektroda në mënyrë që njerëzit të mund ta toleronin lehtësisht atë rrymë stimulimi pesëfish më të lartë," shtoi ai.

Provat e rehabilitimit

Përpara se t'u jepej trajtimi i stimulimit elektrik për 12 javë, pacientët kaluan javë të tëra ushtrimesh intensive rehabilituese.

Moritz thotë se përmirësimet në lëvizje ishin shumë të qarta kur stimuluesi ishte ndezur dhe kur ishite fikur, kështu që nuk mund të kishte konfuzion se sa kontribuoi pajisja në përmirësimin e lëvizjeve te pacienti.

Gjatë provave, pacientët u testuan vazhdimisht dhe prova ndoqi se si ata ishin në gjendje të kryenin detyrat.

“Ne kemi përdorur një bateri të provimit të forcave, kështu që kapim një objekt midis majave të gishtave, shtrëngojmë një objekt, testojmë muskujt, dhjetë muskuj në secilin krah dhe i vlerësojmë ato siç bëjnë në mjediset klinike”, tha Moritz.

“Pastaj ne përdorim gjithashtu dy teste të ndryshme funksionale që i sfidonin njerëzit që të bënin gjëra të tilla si futja e një çelësi në bravë ose të një monedhe në një vend, duke lëvizur kunjat në një tabelë. Dhe të dyja së bashku na treguan se mbi 72 për qind e njerëzve iu përgjigjën masës së rezultatit të fuqisë dhe funksionit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco