Me regjimin ushqimor nordik do të jetoni më gjatë!

Me regjimin ushqimor nordik do të jetoni më gjatë!

09:07, 21/04/2024
A+ Aa A-

Regjimi ushqimor nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në prokuktet lokale të vendeve nordike si Norvegjia, Danimarka, Suedie, Finlanda dhe Islanda.

Ai u krijua në 2004 nga një grup nutricionistësh, shkencëtarësh dhe kuzhinierësh, për të trajtuar obezitetin dhe rregulluar tregun ushqimor në vendet nordike.

Cilat janë përfitimet e mundshme në organizëm?

Ushqimi i shëndetshëm shkon përtej humbjes së peshës. Ai mund të çojë në përmirësime të konsiderueshme në shëndetin tuaj dhe të ulë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike. Disa studime kanë ekzaminuar efektet e regjimit ushqimor nordik në shëndet dhe rezultatet janë si më poshtë.

Ul presionin e lartë të gjakut

Në një studim 6-mujor tek njerëzit obezë, u vu re se ky regjim uli presionin e lartë të gjakut.Një tjetër studim 12-javor përforcoi edhe më tepër gjetjet e studimi të parë.

Mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve

Regjimi ushqimor nordik është i pasur me shumë ushqime të shëndetshme për zemrën, por efektet e tyre mbi kolesterolin dhe trigliceridet janë të paqëndrueshme. Megjithatë, disa studime flasin për një reduktim të lehtë të kolesterolit të keq, faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Kontrolli i sheqerit në gjak

Edhe në këtë rast disa studime të kryera për efektet e këtij regjimi në nivelin e sheqernave në gjak, treguan se ai mund të ketë një ndikim të lehtë.

Inflamacioni

Inflamacioni kronik është një nxitës kryesor i shumë sëmundjeve serioze. Studimet mbi regjimin ushqimor nordik dhe inflamacionin japin rezultate të përziera.

A ndihmon në humbjen e peshës?
Disa studime kanë vlerësuar efektet e humbjes së peshës të dietës nordike. Sipas tyre duket se njerëzit humbin peshë në fillim, por pastaj gradualisht e fitojnë atë. Prandaj është e rëndësishme që mënyra e të ushqyerit të jetë një mënyrë jetese dhe jo vetëm një dietë disa javore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco