Dëmtimi i membranës së qelizës ndikon në plakjen e njeriut

Dëmtimi i membranës së qelizës ndikon në plakjen e njeriut

09:19, 27/02/2024
A+ Aa A-

Një ndër faktorët kryesorë të plakjes së qelizave është dëmtimi që pëson membrana e tyre. Ky i fundit shënon jetën e qelizës, vdekjen e saj, apo edhe mosrindarjen e saj. Sipas ekipit kërkimor, mundësia e tretë, varet nga shkalla e dëmtimit të membranës, që edhe duke qenë i mesëm, qeliza humb aftësinë për tu ndarë në dy, duke çuar në plakjen e saj.

Qelizat e trupit njerëzor janë të rrethuara nga një membranë e brishtë 5 nanometër, rreth 20 herë më e hollë se sipërfaqja e një flluske sapuni. Kjo mund të dëmtohet lehtësisht edhe nga aktivitete normale fiziologjike në brendësi të organizmit, si kontraktimi i muskujve.

Për të përballaur këtë problem, qelizat kanë mekanizmat e tyre për të riparuar dëmtimin, ose të aktivizojë procese që çojnë në vdekjen e qelizës nëse dëmtimi është i madh. Pra, është membrana qelizore  ajo që vendos  fatin e qelizave, gjë që varet nga madhësia e dëmtimit dhe pikërisht ky mekanizëm është origjina e qelizave që nuk ndahen më, pra qelizat e plakura.

Zbulimi që është i Institutit Japonez të Shkencave dhe Teknologjisë OIST, hap rrugën kërkimeve të mëtejshme mbi jetëgjatësinë dhe është publikuar në revistën NatureAging.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco