ISHP: Nxito tek mjeku nëse mendon se fëmijën e ka prekur fruthi

ISHP: Nxito tek mjeku nëse mendon se fëmijën e ka prekur fruthi

17:49, 25/02/2024
A+ Aa A-

Instituti i Shëndetit Publik i këshillon prindërit sërish në faqen e tij zyrtare në Fb se fruthi mund të bëhe serioz për shëndetin. Fëmijët më të vegjël se 5 vjeç dhe të rriturit mbi 20 vjeç kanë më shumë gjasa të vuajnë nga komplikacionet e tij. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen simptomat e fruthit.

Telefononi menjëherë mjekun, nëse mendoni se ju ose fëmija juaj jeni ekspozuar ndaj fruthit. Më poshtë mund t'i gjeni të renditura, tetë simptomat më kryesore. 

Fruthi është infeksion që përhapet shumë lehtë dhe ndonjëherë mund të ketë komplikacione serioze. Ka një numër të vogël, por të vazhdueshëm të prindërve të cilët janë duke mos i vaksinuar fëmijët e tyre. Kjo ka shkaktuar rritje të rasteve me fruth. Marrja e vaksinës së fruthit është mënyra më e mirë për ta parandaluar atë.

Fruthi mund të shkaktojë edhe sëmundje shumë të rënda. 1 në 5 fëmijë të infektuar me virusin e fruthit mund të zhvillojnë komplikime të rënda, si infeksion në vesh, pneumoni, humbje dëgjimi të përhershëm, verbëri, edemë të trurit, të cilat mund të shkaktojnë dëmtim të trurit, madje edhe vdekje. Kujtojmë se disa nga simptomat më të zakonshme të fruthit përfshijnë temperaturë të lartë, diarre, infeksion të veshit, kollë, rrufë, sy të skuqur të përlotur dhe skuqje.
 

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco