Pse nuk duhet lugë metali për mjaltin? E dinit?

Pse nuk duhet lugë metali për mjaltin? E dinit?

18:10, 21/02/2024
A+ Aa A-

Shumë ekspertë besojnë se disa enzima mirëbërëse te mjalti shkatërrohen nga kontakti me bakrin dhe hekurin. Madje këto metale mund të prodhojnë edhe disa kripëra toksike të dëmshme. Ndaj disa prej ekspertëve janë kundër përdorimit të lugëve metalike për mjaltin.

Në këtë mënyrë shmanget ndryshimi i shijes apo transferimi i substancave të padëshiruara metalike.

Ky paralajmërim i beftë ngjall habi për vetë faktin se shumica e bletërritësve përdorin mjete inoksi. Kjo do të thotë se kontakti minimal mes mjaltit dhe lugëve metalike ka shumë gjasa të shkaktojë probleme. Mjetet metalike të përftimit të mjaltit nga bletërritësit janë të inoksiduara prandaj problemi nuk ekziston në prodhim.

Të gjithë mund të biem dakord se lugët e drurit janë më të mirat në kuzhinë, por ngrënia e mjaltit me një lugë inoksi, porcelani, qeramike apo plastike nuk duhet t’ju shqetësojë. Megjithatë, jo të gjitha mjetet e kuzhinës janë inoksi ndaj nëse në etiketën e tyre nuk lexohet një gjë e tillë, atëherë më mirë mos e përdorni për mjaltin.

Nëse keni lugë ose pirunj, sipërfaqja e të cilave ka çarje dhe gërvishtje, këto nuk duhet t’i përdorni për mjaltin, madje për asnjë ushqim tjetër. Të vetmet metale, të cilët nuk kanë asnjë lloj problemi me mjaltin janë ari dhe argjendi i pastër.

Kujtojmë që mjalti duhet ruajtur në kavanozë qelqi të mbyllur mirë ose plastikë të një cilësie të lartë. Kavanozët duhen mbajtur në një vend të errët dhe larg dritës së diellit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco