Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Efektet shëndetësore të një udhëtimi me avion

Efektet shëndetësore të një udhëtimi me avion

16:09, 24/01/2024
A+ Aa A-

Vitet e fundit, udhëtimet ajrore janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, qoftë për qëllime profesionale apo personale.

Por, ndërsa udhëtimet e gjata ofrojnë mundësinë për të zbuluar vende të largëta dhe magjepsëse, ato gjithashtu mund të sjellin një sërë efektesh shëndetësore jo të papërfillshme.

Shqetësime

Sëmundje për shkak të lartësisë së madhe, si dhimbje veshi, dhimbje koke, përgjumje dhe probleme me zorrët. Fazat e ngritjes dhe uljes së avionit janë më delikatet, pasi ndryshimi i papritur i presionit çrregullon trupin.

Dehidratim

Dehidratimi është i zakonshëm gjatë fluturimeve të gjata për shkak të ajrit të thatë të kabinës. Është e rëndësishme të pini shumë ujë para dhe gjatë fluturimit për të parandaluar dehidratimin.

Mpiksja e gjakut

Në fluturime të gjata, qëndrimi i palëvizshëm për periudha të gjata mund të prodhojë mpiksje gjaku potencialisht të rrezikshme. Është e rëndësishme të lëvizni çdo dy orë, të hidratoheni, të shmangni alkoolin dhe të vishni çorape kompresioni në rast të kushteve të veçanta.

Dhimbje qafe dhe shpine

Dhimbjet e qafës dhe shpinës janë mjaft të zakonshme kur udhëtoni në distanca të gjata. Këshilla është të përdorni jastëkë për të mbrojtur qafën dhe shpinën, ngrihuni herë pas here dhe ecni nëse është e mundur.

Ankthi

Ankthi i udhëtimit mund të shkaktohet nga frika e fluturimit, hapësirat e mbyllura ose komplikimet mjekësore, që rezultojnë në pagjumësi dhe hiperventilim. Udhëtimi me një shoqërues me përvojë ose marrja e ilaçeve kundër ankthit mund të ndihmojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco