Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Mbinxehja e trupit dhe djersitja gjatë menopauzës, miratohet pilula “veoza” në Angli

Mbinxehja e trupit dhe djersitja gjatë menopauzës, miratohet pilula “veoza” në Angli

09:57, 19/12/2023
A+ Aa A-

Një lloj i ri medikamenti është miratuar në Britaninë e Madhe kundër temperaturës dhe djersitjeve gjatë natës. Pilula e quajtur “Veoza” ose fezolinetant bën të mundur kontrollin e temperaturës dhe të nxehtit që gratë ndjejnë në periudhën e menopauzës.

Deri në 80% e grave i përjetojnë këto simptoma në menopauzë, megjithëse jo të gjitha duan të marrin medikamente. Ky ilaç kërkon dhe një rishikim nga “Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Kujdesin” në MB dhe me shumë mundësi vitin e ardhshëm do dalë në treg.

Rregullimi i temperaturës

Menopauza është një ndryshim normal, natyror, zakonisht midis moshës 45 dhe 55 vjeç. Ndërsa gratë i afrohen menopauzës, periodat e tyre stopojnë dhe nivelet e tyre të hormonit estrogjen luhaten dhe bien, gjë që mund të shkaktojë simptoma problematike.

Këto nivele ndikojnë në tru, duke e bërë gruan të mendojë se ka një mbinxehje në trup. Prandaj ekspertët kanë krijuar “Veozën” e cila ndihmon për të bllokuar një proteinë në tru të quajtur “neurokinin B” që ndikon direkt në rregullimin e temperaturës. Kjo pilulë do shërbejë po ashtu për ndryshimet në humor ose te thatësia vaginale.

Julian Beach, nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) është shprehur: Djersitjet gjatë natës dhe vapa që ndjejnë gratë është e zakonshme, por ka një ndikim të madh në gjendjen e saj emocionale gjatë ditës. Nëse miratohet një ilaç, do përmbushë të gjitha pritshmëritë tona të sigurisë, cilësisë e efektivitetit.

Menopauza i prek gratë në mënyra të ndryshme, megjithatë tek të gjitha ka një ulje të niveleve të estrogjenit. Kjo e fundit ndikon te truri, periodat, lëkura, muskujt dhe emocionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco