Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Dëshmi e fortë se është funksionale': Si e mbrojnë trurin e tyre ekspertët e shëndetit mendor

'Dëshmi e fortë se është funksionale': Si e mbrojnë trurin e tyre ekspertët e shëndetit mendor

08:37, 09/12/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që gjumi dhe stërvitja janë prioritetet kryesore, dietat strikte dhe suplementet nuk janë të një rëndësi të veçantë në shumicën e rutinave akademike.

Shëndeti i trurit mund të jetë temë e rëndë për ta diskutuar. Në mesmoshë, shumë prej nesh kujdesemi për prindërit apo vjehërrit e prekur nga demenca. Kjo sëmundje ka të bëjë me kujtesë të zymtë të cenueshmërisë së trurit tonë. Ta lëmë anash duke mos e përmendur atë det me informacione që ekziston mbi këtë temë, aq i thellë sa që shoshitja e të gjithëve mund të na e ngacmojë trurin. Sa lakër turshi, në të vërtetë, duhet të hamë? A duhet ta ndalojmë plotësisht pijen? A kanë efekt vërtet ato lojëra për trajnim truri?

Në librin tim, Save Your Brain (Ruaje trurin tënd), unë përpiqem t’i çmitizoj këto këshilla duke folur me 22 ekspertë të shëndetit mendor nga e gjithë bota. Ata i ndajnë këshillat e tyre, sigurisht, por ndajnë edhe diçka shumë më zbuluese: praktikat e tyre kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit. Ja çfarë mësova prej tyre.

Stërvitni në mënyrën e duhur 

Me të gjithë ata që bisedova, po stërvitnin. Dhe ne nuk po flasim për ndonjë stërvitje të ngadaltë me një shëtitje një herë në javë. Dr. Rebecca Thurston, profesoreshë nga Universiteti i Pitsburgut, hulumtimi i së cilës e mbulon plakjen e trurit tek gratë, punon gjashtë ditë në javë. Regjimi i saj është i strukturuar dhe përfshin një përzierje kardio, stërvitje forcash, joga dhe stërvitje Hiit në internet.

Prof Victor Henderson, neurolog në Stanford, bën një kombinim të stërvitjeve aerobike dhe rezistente nga dy deri në katër herë në javë.

Një qasje më DIY u përshtatet të tjerëve. Dr Trevor Chong, neuroshkencëtar në Institutin Turner të Melburnit për trurin dhe shëndetin mendor, zgjedh një rutinë në shtëpi, duke përdorur pajisje stërvitëse për gjysmë ore lëvizje secilën natë.

Nuk duhet të jetë as stërvitje me ndikim të lartë – diçka aq “e lehtë” sa kopshtaria mund të jetë gjithashtu një stërvitje efektive. Dr Dimity Pond është profesor i mjekësisë në Universitetin e Newcastle dhe mjek i përgjithshëm praktikues. Ajo është gjithashtu një kopshtare e pasionuar: Një hobi që e mban atë aktive krahas shëtitjeve të përditshme. “Kam ecur gjysmë ore në ditë, pesë ditë në javë, për 10 vitet e fundit”, thotë ajo.

Zemra është me rëndësi

Shumica e ekspertëve shkojnë rregullisht tek mjeku i përgjithshëm për kontrollë mjekësore në mënyrë që ta mbajnë zemrën në gjendje të mirë. Chong, prind i fëmijëve të vegjël, është proaktiv për ta vizituar mjekun dhe planifikon ta monitorojë dhe më pas të trajtojë në mënyrë agresive çdo faktor rreziku vaskular që mund të shfaqet.

Ushqim për mendje të shëndoshë

Pirja, duhanpirja dhe veset e tjera

Asnjë nga ekspertët nuk pi duhan. Megjithatë, pirja është një histori tjetër: në përgjithësi, të gjithë vazhdojnë të pinë në mënyrë të moderuar, ose nëse janë abstenues të pijes, kjo është për arsye që nuk lidhen me shëndetin e trurit.

Chong, për shembull, i përmbahet 10 pijeve standarde të rekomanduara në javë dhe i shpërndan ato në mënyrë të barabartë të premteve, të shtuneve dhe të dielaveë në mbrëmje. Prof Ian Hickie, drejtor në Qendrën e trurit dhe mendjes në Universitetin e Sidneit dhe bashkë-prezantues i podcast-it popullor ‘Minding Your Mind’, pi një sasi të vogël alkooli me një vakt ose në ndonjë eveniment social.

Të tjerë, si Henderson, pinë më pak, por kënaqen në mënyra të ndryshme. Henderson preferon vetëm dy pije standarde në javë. Mirëpo ai e do kafen e tij dhe ka pi katër deri në pesë filxhanë në ditë, gjysma e të cilave janë pa kafeinë. Buckley, ndërkohë, e ka larguar plotësisht kafeinën – por më shumë për t’u përballur me migrenën sesa për shëndetin e trurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco