Çfarë ndodh nëse flemë vetëm pesë orë

Çfarë ndodh nëse flemë vetëm pesë orë

14:22, 30/11/2023
A+ Aa A-

Është e rëndësishme të flini shtatë deri në tetë orë gjatë natës, përndryshe rrezikojmë lodhjen dhe rrisim rrezikun e sëmundjeve si infarkti dhe diabeti, paralajmëroi doktor Erik Berg.

“Kur pushojmë, trupat tanë shërohen, djegim më shumë yndyrë, detoksifikojmë trupin dhe trurin”, tha Berg në kanalin e tij në YouTube.

Ai vazhdon të shpjegojë se kur nuk flemë mjaftueshëm, shfaqet hiperaktiviteti simpatik.

 “Sistemi simpatik funksionon kur ne nuk jemi duke fjetur. Pastaj kemi më shumë adrenalinë dhe kortizol, dhe gjëndrat mbiveshkore punojnë më shumë. Një sistem nervor tepër aktiv mund të na mbajë zgjuar, por gjumi i pamjaftueshëm ose mbingarkesa e sistemit simpatik e ngarkon zemrën”, tha ai.

Ai gjithashtu paralajmëron se mungesa e gjumit e bën të vështirë humbjen e peshës.

“Nëse jeni në dietë dhe bëni ushtrime, por nuk flini mjaftueshëm, po humbni kohë”, përfundoi Berg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco