Vaksina kundër kancerit, themeluesi i BionTech jep lajmin e shumëpritur

Vaksina kundër kancerit, themeluesi i BionTech jep lajmin e shumëpritur

10:21, 26/11/2023
A+ Aa A-

Ugur Sahin, themeluesi i  'BionTech' në një intervistë dhënë për gazetën gjermane 'Bild' ka folur për studimet e kompanisë së tij në lidhje me vaksinën e kancerit.

‘Ne planifikojmë të kemi të dhëna studimi për një sërë qasjes të tjera terapuetike midis 2025-209’ është shprehur Sahin.

Sahin shpreson gjithashtu se vaksinat e para të personalizuara të bazuara në mRNA kundër kancerit mund të miratohen përpara vitit 2030.

 'Ne marrim mostra gjaku dhe tumori nga pacienti dhe katër javë më vonë bëjmë vaksinën e personalizuar. Dhe  jo vetëm në 100 pacientë, por për dhjetëra mijëra pacientë në vit," është shprehur Sahin.

Në tetor, kompania njoftoi rezultatet e provës së parë klinike të kombinimit të një vaksine kanceri të bazuar në mRNA dhe terapisë së qelizave T CAR.

Tumoret ndaluan së rrituri në pothuajse të gjithë pacientët dhe u tkurrën në gati dy të tretat.

“Kjo qasje ka potencialin të detyrojë sistemin imunitar të gjejë dhe shkatërrojë në mënyrë specifike tumorin me një ushtri luftëtarësh specialë”, tha Sahin.

“Nëse tumori është më i vogël, mund të filloni me imunoterapi dhe të trajtoni çdo qelizë kanceroze të mbetur. Strategjia e së ardhmes është terapia e kombinuar e këtyre qasjeve të ndryshme”, tha Sahin duke shtuar:

"Unë jam i bindur se gjatë viteve të ardhshme, ADCS do të përdoret gjithnjë e më shumë si kimioterapi e synuar sesa kimioterapia klasike në shumë indikacione të kancerit."

Kujtojmë që kompania e Ugur Sahin në bashkëpunim me Pfizer ishin ndër të parët që zhvilluan vaksinën mRNA kundër COVID-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco