Humbja e dëgjimit sensori-neural duket se bëhet një problem serioz shëndetësor social në shoqëritë moderne. Sipas raporteve të OBSH, humbja e dëgjimit sensorineural është një nga sëmundjet kryesore në nivel global, veçanërisht në vendet e zhvilluara, dhe parashikohet të kalojë nga vendi i 14-të në të 7-tin, në renditjen globale të sëmundjeve deri në vitin 2030.
Edhe pse shkalla direkte e vdekshmërisë nga kjo sëmundje është e papërfillshme, ndikimi i saj në cilësinë e jetës është shumë i rëndësishëm pasi ul frikshëm aftësine dhe rendimentin për të punuar. Kjo është arsyeja pse zbatimi i terapive më efektive dhe më të sigurta për pacientin është vendimtare për minimizimin e rrezikut të komplikimeve dhe reaksioneve të padëshiruara ndaj trajtimit.
Humbja e papritur e dëgjimit sensorineural (SSNHL) është një përkeqësim i dëgjimit në frekuencat poshtë 30 dB që ndodh në të paktën tre matje audiometrike të njëpasnjëshme gjatë një periudhe deri në 72 orë .
Humbja e papritur e dëgjimit prek deri 2% të individëve me probabilitetin e shfaqjes në rritje me moshën. Kjo sëmundje konsiderohet të jetë një urgjencë e vërtetë në ORL.
Shkaqet e humbjes së papritur të dëgjimit përfshijnë: infeksionet virale, sëmundje infektive të veshit, trauma të kokës vecanërisht temporo-vestibulare, shkaqe vaskulare (arteriosklerozë), diabeti mielitus, sëmundje neoplazike, të punuarit në ambiente me shumë zhurma, të dëgjuarit muzikë të lartë sidomos me kufje, etj.
Diagnoza dhe trajtimi duhet të paraprihen nga një histori e plotë mjekësore dhe ekzaminimi fizik i pacientit. Humbja e papritur e dëgjimit sensorineural në të rriturit zakonisht prek gratë dhe burrat në moshën midis 43 dhe 53 vjeç, pa dallime të rëndësishme gjinore.
Pacientët zakonisht paraqesin zhurmë në vesh, marrje mendsh, ndjenjën e veshit të mbushur së bashku me humbjen e dëgjimit.
Oksigjenoterapia është një procedurë trajtimi që përfshin dhënien parenterale të O2 për një kohë të caktuar, përqindje dhe sasi të caktuar. Oksigjenoterapia mund të përdoret si terapi kryesore ose plotësuese për të trajtuar disa probleme mjekësore me efekte pozitive terapeutike të vërtetuara shkencërisht.
Indikacionet aktuale për përdorimin mjekësor të oksigjenoterapisë në Evropë u krijuan gjatë Konferencës së Konsensusit të ECHM në 2016, duke marrë parasysh rekomandime të ndryshme për përdorimin e oksigjenoterapisë si procedurë mjekësore.
Shërimi me anë të terapisë me oksigjen poliatomik ndodh në 32–65% të pacientëve për gjatë 15 seancave 12 minutëshe dhe mbi 80% me 30 seanca.
Në këto statistika shumica e pacientëve e kanë filluar terapinë brenda 2 javëve të para pas shfaqjes së simptomave.
Rimëkëmbja e plotë e dëgjimit dhe i zhurmave në veshë u raportuan të dyja rreth tre herë më të shpeshta në pacientët me humbje të lehtë deri të moderuar të dëgjimit sesa në rastet e rënda.
Studimet e Institutit Ndërkombëtar Barko, në Piza Itali, paraqesin oksigjenoterapinë si një procedurë mjekësore të dobishme në trajtimin e humbjes së papritur të dëgjimit sensorineural (SSNHL) si një terapi ndihmëse me efikasitet të lartë.
Por le të fokusohemi në mekanizmat e veprimit dhe dobinë klinike të oksigjenoterapisë në trajtimin e shurdhimit të papritur, duke marrë parasysh përfitimet dhe rreziqet e mundshme të zbatimit të saj.
Patofiziologjia e humbjes së dëgjimit duket se është e lidhur ngushtë me gjendjen e veshit të brendshëm. Në hulumtimin e tij prof. Giovanni Barco ka sugjeruar se inflamacioni kronik mund të përfshihet në zhvillimin e shurdhimit sensorineural idiopatik si bazë molekulare e kësaj sëmundjeje. Mund të çojë në lëndime mikrovaskulare dhe aterogjenezë dhe të rrisë rrezikun e ishemisë së kokleas. Koklea, ndryshe “kërmilli” është një zgavër e mbushur me lëng, në formë spirale, tredimensionale që gjendet në veshin e brendshëm që luan një rol jetësor në procesin e dëgjimit, ekuilibrit merr pjesë në procesin e transduksionit dëgjimor.
Inflamacioni mund të rezultojë në mosfunksionim endotelial, i cili mund të shkaktojë një ngjarje trombotike që ndryshon furnizimin me gjak në veshin e brendshëm.
Koklea është një organ tejet I ndjeshëm nga nivelet adekuate të oksigjenit nëpërmjet gjakut.
Megjithatë, për shkak të vendndodhjes së mbrojtur të kokleas në kockën temporale, furnizimi me gjak në këtë organ është mjaft i kufizuar. Gjaku furnizohet në koklea kryesisht përmes një arterie të vetme terminale, asaj labirintike. Qelizat e cilieve kokleare kanë një konsum të lartë të oksigjenit dhe tolerancë të dobët ndaj hipoksisë (mungesës së tij), e cila është arsyeja pse veshi i brendshëm është i prirur ndaj ndryshimeve të oksigjenit qarkullimin e gjakut.
Humbja e dëgjimit duket se karakterizohet nga hipoksi në gjak, në limfë dhe, për rrjedhojë, në timpanin si dhe organin e Kortit.
Kështu, një mekanizëm që luan një rol të fortë në humbjen e dëgjimit duket se është me origjinë vaskulare i lidhur me hypoksinë (mungesën e oksigjenit).
Prognoza në rastet e SSNHL të izoluar, të trajtuar me oksigjenoterapi është përgjithësisht e mirë dhe një përmirësim brenda disa ditësh është i zakonshëm.
Pacientët në të cilët nuk paraqesin përmirësime brenda 2 javësh nuk ka gjasa të të reagojnë më shumë për tu shërar.
Megjithatë, koha midis fillimit të simptomave dhe trajtimit duket se është vendimtare për prognozë të mirë.
Sipas studimeve Institutit Ndërkombëtar Barko, 72 % e pacientëve me SSNHL idiopatike e rikuperuan dëgjimin e tyre brenda 14 ditëve. Deri më tani nuk janë zbuluar efekte negative afatshkurtra apo afatgjata gjatë terapisë me oksigjen.
Përgatiti Dr. Ilir Allkja
© SYRI.net