Vlerat shëndetësore të specit djegës janë të shumta, kjo pasi është një lehtësues natyral i dhimbjes, arrin të mbrojë zemrën dhe të ndihmojë sistemin imunitar.
Madje në lashtësi përdorej dhe për të ndaluar hemorragjitë nga plagët e ndryshme.
Një kurë të thjeshtë me dy përbërës, spec djegës dhe vaj ulliri, është cilësuar si ndër më të mirat për të lehtësuar dhimbjet e muskujve dhe kockave.
Kjo maskë mund të përgatitet në dy mënyra.
1. Në një kavanoz të qelqtë vendosim 2-3 speca djegës dhe e mbulojmë me vaj ulliri.
Kavanozin e mbyllur me kapak e vendosim në një vend të ekspozuar në dritë, dhe e lëmë për dy javë.
Më pas mjafton ta aplikoni në zonat që ju japin shqetësim.
2. Do ju nevojitet gjysmë luge çaji me spec djegës pluhur dhe një filxhan çaji me vaj ulliri.
Vajin e ullirit e hedhim në një tas dhe e ngrohim me banjo-mari, pra e vendosim tasin në ujë të ngrohtë. Më pas shtojmë specin djegës pluhur dhe e trazojmë në mënyrë që përbërësit të formojnë një masë homogjene.
Këtë masë aplikojeni në nyje apo muskujt që ju shkaktojnë dhimbje dhe e fërkojmë në të gjithë sipërfaqen, në mënyrë që të përthithet nga lëkura.
KUJDES!!
Kjo pomadë nëse bie në kontakt me sytë mund të shkaktojë skuqje madje dhe probleme më serioze.
Gjithashtu pasi të keni aplikuar këtë pomadë, mos e shpëlani zonën me ujë të ngrohtë pasi nxehtësia do të shkaktojë djegie në kontakt me vendin e lyer.
© SYRI.net