Një nga shkencëtarët më të mirë të Kinës: Covid mund të ketë dalë edhe nga laboratori

Një nga shkencëtarët më të mirë të Kinës: Covid mund të ketë dalë edhe nga laboratori

11:29, 30/05/2023
A+ Aa A-

Mundësia që virusi që shkakton Covid-19 të ketë rrjedhur nga laboratori nuk duhet hequr nga tryeza. Kështu është shprehur një shkencëtar që dikur punonte për qeverinë kineze për BBC News.

Si kreu i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë, prof. George Gao luajti një rol kyç në përgjigjen që vendi i bëri pandemisë si dhe në përpjekjet për të gjurmuar origjinën e virusit. 

Megjithatë, qeveria e Kinës e ka hedhur poshtë çdo sugjerim që sëmundja mund ta ketë origjinën nga laboratori i Wuhan-it.

Por, prof. Gao gjatë një interviste në podcastin e BBC Radio 4 tha se gjithnjë duhet të jesh dyshues për çdo gjë.

“Kjo është shkenca. Nuk mund të përjashtosh asgjë.”

Gao, i cili është një virolog dhe imunolog i njohur në të gjithë botën, është tashmë zëvendëspresidenti i Fondacionit Kombëtar të Shkencave Natyrore të Kinës pasi u tërhoq nga CDC vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco