Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Infeksioni vdekjeprurës mykotik po përhapet në SHBA me shpejtësi alarmante

Infeksioni vdekjeprurës mykotik po përhapet në SHBA me shpejtësi alarmante

16:29, 22/03/2023
A+ Aa A-

Një kërpudhë rezistente ndaj ilaçeve dhe potencialisht vdekjeprurëse është përhapur me shpejtësi në institucionet e kujdesit shëndetësor në SHBA.

Kërpudha e quajtur Candida auris, ose C. auris, mund të shkaktojë sëmundje të rënda tek njerëzit me sistem imunitar të dobësuar deri në marrjen e jetës. Numri i njerëzve të diagnostikuar me infeksione - si dhe numri i atyre që u zbuluan përmes ekzaminimit se mbanin C. auris - është rritur me një shkallë alarmante që kur u raportua për herë të parë në SHBA (2016), ka bërë me dije Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS) këtë të hënë (20 mars).

Shumica e rasteve të testuara për këtë kërpudhë ishin imun ndaj trajtimit anti-mykotik. Për këtë arsye QKPS e ka quajtur atë një ‘kërcënim urgjent të rezistencës antimikrobike’.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, nga të paktën 12 njerëz të infektuar me C. Auris 4 persona kanë humbur jetë, ka deklaruar një epidemiolog (Dr. Paul Byers). Transmetimi i kësaj kërpudhe është bërë veçanërisht nga 2 institucione të kujdesit afatgjatë shëndetësor, megjithëse janë identifikuar edhe raste në institucione të tjera të shëndetësisë në SHBA.

Kërpudhat mund të gjenden në lëkurë dhe në të gjithë trupin, sipas QKPS. Nuk është një kërcënim për njerëzit e shëndetshëm, por rreth 1/3 e njerëzve, me sistem imunitar të dobët, që sëmuren me C. auris vdesin mbasi kanë hyrë në kontakt. Kjo kërpudhë vdekjeprurëse është zbuluar se gjendet e përhapur në më shumë se gjysmën e shteteve të SHBA.

Kjo tip kërpudhe konsiderohet një kërcënim serioz global për shëndetin publik, sepse është rezistent ndaj klasave të ndryshme të barnave antifungale. Rezistenca ndaj barnave ekinokandine, shpesh trajtimi i parë i përdorur, mbetet i rrallë në SHBA, por studiuesit janë të shqetësuar për numrin në rritje të rasteve që po i rezistojnë kësaj klase barnash.

Candida mund të shkaktojë infeksione fatale në qarkullimin e gjakut, zemrës dhe trurit.  Simptomat më të zakonshme janë ethet dhe të dridhurat që nuk përmirësohen pas trajtimit, sipas QKPS.

Dr Lyman, ka deklaruar për CBS News se rritja e numrit të të prekurve  ‘thekson nevojën për mbikëqyrje të vazhdueshme, kapacitet të zgjeruar laboratorik, teste më të shpejta diagnostikuese dhe respektimin e parandalimit dhe kontrollit të provuar të infeksionit’.

Vende të tjera gjithashtu kanë parë një rritje të rasteve të Candida auris. Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e përfshiu atë në listën e saj të ‘patogjenëve me përparësi fungale’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco