Mjekja Marsida Duli: Diabeti dhe hipertensioni, 'armiqtë' e veshkave - si të kujdesemi

17:39, 09/03/2023
A+ Aa A-

Numri i pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave po shkon drejt rritjes. Referuar statistikave botërore, 1 në 10 persona vuajnë nga Sëmundja Kronike e Veshkave, e cila nëse nuk trajtohet mund të jetë vdekjeprurëse.

Mjekja Nefrologe Marsida Duli, në një intervistë për Syri TV, rendit disa faktorë që ndikojnë në sëmundjet e veshkave.

“Në nivel botëror 1/10 qytetar vuajnë  nga sëmundjet e veshkave ndërsa në vendin tonë 1/7 adult vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Në momentin e parë që shikohet një ndryshim në ngjyrën e urinës, në përmbajtje, në analizat e gjakut duhet ti referohemi menjëherë mjekut specialist” u shpreh  Marsida Duli.

Sipas specialistëve, diabeti dhe hipertensioni konisderon dy armiqtë më të mëdhenj të veshkave. Nefrologia jep sygjerime për stilin e jetesës, për personat që vuajnë nga sëmundje të veshkave.

“Duhet të kenë një ekuilibër perfekte në stilin e tyre të jetesës. Kjo lidhet edhe me mënyrën e të ushqyerit, njëkohësisht edhe mungesa e aktivitetit fizik apo obiziteti, shfaqja e sindromës metabolike janë të gjithë faktorë që nuk na ndihmojnë në përmirsimin dhe mosprogresin e sëmundjeve të veshkës”

Sipas të dhënave, vdekshmëria nga sëmundja renale kronike rritet çdo vit. Nëse vijohet me të tilla ritme, në vitin 2040 do të jetë shkaku i 5-të kryesor i vdekjeve në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco