Kjo është bima që ngadalëson plakjen e qelizave

Kjo është bima që ngadalëson plakjen e qelizave

12:55, 28/01/2023
A+ Aa A-

Një substancë e gjetur në bimën japoneze Ashitaba duket se ngadalëson plakjen e qelizave. 

4,4′-dimetoksikalkon (DMC) ka veti që zgjasin jetëgjatësinë mesatare me 20% duke arritur të ngadalësojë plakjen e qelizave, siç tregohet nga një studim i shkencëtarëve në Universitetin e Grazit në Austri i publikuar në Nature Communications.

Tradicionalisht, japonezët besonin se ashitamba  ka efekte pozitive në shëndet, dhe ky studim i ri duket se jep konfirmim shkencor. "Është gjithmonë mirë të gjesh logjikën shkencore në një besim që del nga tradita," tha Frank Madeo , profesor në Institutin e Bioshkencave Molekulare të Universitetit të Gracit .

 

Veprimi i DMC

Dr. Madeo, kreu  i hulumtimit, tha se substanca DMC, e cila përmbahet në gjethet e asitaba , shkakton një proces të quajtur autofagji. Ky është një proces i rëndësishëm që ndihmon në “pastrimin e plehrave qelizore” që grumbullohen me kalimin e viteve dhe shkaktojnë një sërë sëmundjesh. 

“Në thelb është një proces pastrimi dhe riciklimi. Ai largon materialet e panevojshme, veçanërisht mbetjet qelizore siç janë proteinat e grumbulluara”, tha Dr. Madeo.

DMC i përket familjes së flavonoideve dhe ishte zgjedhja përfundimtare e studiuesve të cilët vendosën të fokusohen në të pasi kanë ekzaminuar 180 substanca të të njëjtit grup.

Si ndikon DMC në qelizat

Pas ekzaminimit fillestar, ata u përqëndruan në DMC dhe filluan të hetojnë se si substanca ndikon në qelizat. 

Pra, u zbulua se DMC vërtet ndihmoi në mbrojtjen e tyre nga efektet e plakjes dhe se funksionoi po aq mirë ose edhe më mirë se disa nga agjentët e njohur për aftësinë e tyre për të mbrojtur qelizat, si resveratroli. Ekipi hulumtues më pas ekzaminoi efektet e DMC në qelizat si te krimbat ashtu edhe te mizat e frutave.

“Veprimi i jashtëzakonshëm i DMC zgjati jetëgjatësinë mesatare të të dy organizmave të përdorur si kafshë laboratorike me 20%,” shpjegoi Dr. Madeo.

Testet e mëtejshme treguan se DMC ndihmoi në mbrojtjen e qelizave të zemrës së miut falë procesit të autofagjisë. Studiuesit shikuan gjithashtu efektin e DMC në disa lloje të qelizave njerëzore dhe gjetën një efekt kundër plakjes .

“Eksperimentet tregojnë se efektet e DMC mund të aplikohen tek njerëzit, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të presim për studime klinike”, përfundoi studiuesi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco