Ilaçi kundër Alzhaimer jep rezultate inkurajuese, shkencëtarët: Nisi një epokë e re

Ilaçi kundër Alzhaimer jep rezultate inkurajuese, shkencëtarët: Nisi një epokë e re

17:13, 30/11/2022
A+ Aa A-

Ilaçi i parë që ngadalëson dëmtimin e trurit si pasojë e Alzhaimerit, po i bën shkencëtarët të flasin për një epokë të re në trajtimin e sëmundjes që prek rreth 30 milionë njerëz në botë.

Rezultatet vijnë pas dekadash dështime në këtë fushë dhe inkurajojnë ekspertët të thonë se Alzhaimeri mund të jetë i kurueshëm.

“Ky është ilaçi i parë që ofron një mundësi reale trajtimi për pacientët me Alzhaimer. Ndërsa përfitimet klinike duken momentalisht të kufizuara, mund të bëhen më të dukshme me kalimin e kohës”, thotë Bart De Strooper, Studies, University College në Londër.

Medikamenti i quajtur, lecanemab, është një terapi antitrupash që eliminon proteinat proteinë-amiloide. Nuk është ende e qartë se në ç’masë këto proteina shkaktojnë Alzhaimerin, por te pacientët me forma të trashëguara të sëmundjes ato duket se i hapin rrugën shkatërrimit të qelizave në tru.  

Krijuesit e Lecanemab, Biogen në SHBA dhe Eisai në Japoni njoftuan rezultatet inkurajuese nga një eksperiment te gati 1800 pacientë në muajin shtator, por studiuesit e fushës kanë pritur me ankth rezultatet e plota të cilat u publikuan të martën në New England of Journal of Medicine.

Ato tregojnë se ilaçi redukton me 27 për qind degradimin e aftësive mendore të pacientëve përgjatë një periudhe 18-mujore, një rezultat modest, por i rëndësishëm. 

Alzaimer është përgjegjës për gati 2/3 e rasteve mes 55 milionë njerëzve me demencë në të gjithë botën. Pacientët, zakonisht vdesin brenda 7 viteve pasi diagnostikohen me sëmundjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco