Fruthi, rriten frikshëm rastet në Mbretërinë e Bashkuar

Fruthi, rriten frikshëm rastet në Mbretërinë e Bashkuar

19:54, 24/11/2022
A+ Aa A-

Fruthi është një infeksion i cili përhapet shumë lehtë dhe mund të jetë fatal për fëmijët e vegjël.

Virusi mund të çojë në probleme serioze të trurit dhe mushkërive, por është plotësisht i parandalueshëm nga vaksina MMR.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit mbrojtja e vaksinës pas pandemisë ka rënë ndjeshëm.

Një rekord prej afër 40 milionë fëmijëve humbi një dozë të vaksinës së fruthit në vitin 2021 për shkak të pengesave të krijuara nga pandemia Covid, thanë OBSH dhe CDC në një raport të përbashkët.

Rastet e fruthit në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me 188 përqind brenda muajit të fundit, midis 16 tetorit dhe 20 nëntorit, sipas të dhënave të qeverisë.

NHS këshillon: “Nuk është kurrë vonë për fëmijët tuaj ose vetë ju të marrni dozën e vaksinës MMR nëse nuk jeni vaksinuar më parë.”

Ndërsa përsa ju përket simptomave, ekspertët thonë se përafërsisht 10 ditë pas kontaktit me sëmundjen, shfaqen simptoma si:

  • Ethe, rrjedhje hundëshe, teshtitje dhe kollë.
  • Sy të skuqur dhe të ndjeshëm ndaj dritës.
  • Temperaturë deri në 40 gradë
  • Njolla të vogla gri ne faqe

Edhe pse fruthi mund të prekë njerëz të çdo moshe, janë vënë re shpërthime të mëdha tek studentët, ai është më i zakonshëm tek fëmijët e vegjël.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco