Ekspertët/ Pas Covid-19 njerëzit akoma më pijedashës

Ekspertët/ Pas Covid-19 njerëzit akoma më pijedashës

20:48, 23/11/2022
A+ Aa A-

Duke u nisur nga vera e vitit 2021, shifra e Britanikëve të varur nga alkooli është dyfishuar.

Ekspertët shprehen se kjo situatë erdhi dhe si pasojë e kufizimeve të Covid-19, dhe pas pandemisë njerëzit po shoqërohen me njëri-tjetrin gjithnjë e më shumë.

Kështu që, në rrugë, shpesh mund të ndeshemi me njerëz të cilët mund ta kenë tejkaluar me pijen.

Sipas ekspertëve, nëse shikojmë familjarë, miq, të cilët po abuzojnë më pijen duhet të shqetësohemi për gjendjen e tyre.

Shumë persona janë shprehur se njerëzit e alkoolizuar kanë ndikuar negativisht në jetën e tyre. 

Problemi më i shpeshtë që hasin personat e alkolizuar apo edhe personat e vetmuar është pagjumësia.

Si pasojë e alkoolit, njerëzit priren të bëjnë edhe debate të nxituara, lëndime emocionale apo zhgënjime.

Sipas NHS nuk duhet konsumuar më shumë së gjashtë litra birrë ose gjashtë gota verë në javë.

Por, 30 për qind e burrave dhe 15 për qind e grave e tejkalojnë këtë normë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco