Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Primatët që kruajnë hundën do ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë sjelljen njerëzore

Primatët që kruajnë hundën do ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë sjelljen njerëzore

11:52, 27/10/2022
A+ Aa A-

Primatë që kruajnë hundën po ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë evolucionin dhe rolin e mundshëm të sjelljes tek njerëzit.

Për herë të parë shkencëtarët kanë regjistruar një lemur me gishta të gjatë duke fitur gishin në vrimat e hundës dhe më pas duke i lëpirë.

Deri më tani 12 lloje të tjera primatësh duke përfshirë dhe njerëzit janë dokumentuar  duke kruajtur hundën dhe dukë ngrënë mukozën.

Shkencëtarët thanë se gjetjet e tyre të pulbikuar në Journal of Zoology, mund të hedhin pak dritë mbi mënyrën se si kjo sjellje ka evoluar dhe nëse ka një rol funksional.

Autorja kryesore Anne- Claire Fabre një bashkëpunëtore shkencore në Muzeun e Historisë natyrore në Londër tha:

''Ka shumë pak prova se pse ne dhe kafshët e tjera kruajmë hundën. Studime serioze ka disa në fushën e psikologjisë por për biologjinë nuk ka asnjë. Një studim tregon se kruatja e hundës mund të përhapë baktere të tilla si stafilokoku.'

Aye-aye, primati më i madh i natës në botë, i përket një kategorie speciesh të njohura si primatët strepsirhine dhe është vendas në Madagaskar.

Ka dhëmbë të ngjashëm me brejtësit dhe një gisht të mesëm të specializuar të gjatë e të hollë.

Gishtat e aye-aye përdoren për të gjetur ushqimin brenda drurit duke trokitur mbi të dhe më pas duke nxjerrë grurë të vegjël. 

Studiuesit vunë re gjithashtu se lemuri përdor gishtin e tij më të gjatë për të kruajtur  hundën.

Zonja Fabre tha: "Ishte e pamundur të mos vërehej se ky aye po kruan hundën.’

"Kjo nuk ishte thjesht një sjellje e vetme, por diçka në të cilën ajo ishte plotësisht e angazhuar, duke futur gishtin e saj jashtëzakonisht të gjatë një rrugë çuditërisht të gjatë poshtë hundës dhe më pas duke marrë mostra çdo gjë që nxori duke i lëpirë.’

Image

 

 

Hulumtuesit përdorën një skanim CT për të parë brenda kafkës dhe dorës së një ekzemplar të aye-aye në muze dhe zbuluan se gishti mund të shkonte deri në fyt.

Hulumtimet e mëparshme shkencore kanë sugjeruar se mund të ketë përfitime shëndetësore nga ngrënia e kërpudhave, por studiuesit besojnë se në këtë rast ka një shans që kafsha të gëlltisë mukozën e saj mund të jetë thjesht për shkak të strukturës, krokanizmit dhe kripës së saj.

Roberto Portela Miguez, një kuratore e lartë në Muzeun e Historisë Natyrore dhe një bashkëautor i punimit, tha:

"Është e mrekullueshme të shohim se si ekzemplarët muzealë dhe metodat dixhitale mund të na ndihmojnë të sqarojmë sjelljet që përgjithësisht janë mjaft të vështira për t'u vëzhguar në habitatin e tyre.

“Shpresojmë që studimet e ardhshme do të bazohen në këtë punë dhe do të na ndihmojnë të kuptojmë pse ne dhe të afërmit tanë më të afërt insistojmë të kruajmë hundët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco