Përse disa karakteristika tek disa njerëz ju nevrikosin?

Përse disa karakteristika tek disa njerëz ju nevrikosin?

20:22, 25/09/2022
A+ Aa A-

Shumica e njerëzve kanë karakteristika me të cilat “i nevrikosin të tjerët” për shkak të lëvizjeve të duarve, të qeshurave, madje edhe kur i shikojnë nga largësia, madje edhe kur nuk komunikojnë me ta

Përse ndodhë kjo gjë?

Psikologët theksojnë që ekzistojnë shumë arsye për këtë gjendje, por edhe një gjë e cila nuk do t’ju pëlqejë – ju pikërisht tek ata vëreni atë gjë që ju bën nervoz juve.

Ne priremi që shpesh problemet, “të metat”, emocionet negative dhe konfliktet e brendshme t’i projektojnë te njerëzit e tjerë, andaj kjo posaçërisht na nevrikos dhe na acaron.

Konfliktet tona të brendshme shndërrohen në zhgënjime dhe prandaj ajo që është acaruese te ne pikërisht e vërejmë te të tjerët.

Ka mundësi që te personi i cili na nevrikos pikërisht identifikojmë karakteristikën vetjake, e cila nuk na pëlqen, nuk dëshirojmë ta pranojmë, mbase edhe për ato karakteristika edhe na vjen turp.

Psikiatri i famshëm Karl Gustav Jung ka thënë: “E gjithë ajo që të nevrikos te të tjerët mund të të çojë deri te kuptimi më i mirë i vetvetes”.

Reagimet ndaj personit te i cili vërejmë diçka që na “nevrikos” në fakt nuk janë qëllimkëqija, por paraqesin mekanizmin e brendshëm. Në atë mënyrë personi mbron veten nga njohja e të metave vetjake, nuk është i vetëdijshëm që karakteristikat e tilla t’i shohë te vetja.

Megjithatë, shtypja e emocioneve dhe mohimi i tyre janë vetëm një zgjidhje e përkohshme që në fakt mund të komplikojë më tej situatën. Ne në mënyrë të pandërgjegjshme mbrohemi nga përballja me vetveten, sepse mund të mos jemi gati për një përballje të tillë.

Megjithatë, kur i pranoni vetes të vërtetat për personalitetin tuaj, mund t’ju ndihmojë të njihni më mirë veten dhe të korrigjoni disa gjëra për veten tuaj që nuk ju pëlqejnë. Prandaj, herën tjetër që diçka ju mërzit te të tjerët, pyesni veten. Bëhuni të vetëdijshëm nëse përgjigja fshihet thellë brenda jush. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco