Vdes 30-vjeçarja pasi merr anestezi lokale tek dentisti

Vdes 30-vjeçarja pasi merr anestezi lokale tek dentisti

11:34, 23/09/2022
A+ Aa A-

Një grua 30-vjeçare vdiq në një klinkë dentare në Chandigarh pasi asaj iu nënshtrua anestezi lokale. Incidenti ndodhi në Institutin e Shkencave Dentare dhe Spitalin Dr Harvansh Singh Judge (HSJ), në Chandigarh. Mësohet se viktima kishte shkuar në spital pasi ndjente dhimbje dhëmbi të vazhdueshme.

Sipas raportimeve, viktima, i cili është identifikuar si Shrimati, kishte mbetur pa ndjenja pasi kishte marrë anestezi lokale nga mjekët.

Viktima prej disa kohësh vuante nga dhimbja e dhëmbëve dhe paraditen e së mërkurës kishte shkuar në spital me bashkëshortin. Pasi e kontrolluan atë, mjekët i vendosën anestezi lokale dhe i kërkuan të priste pak. Sipas raportimeve e ndjera ka filluar të përjetojë shqetësim dhe frymëmarrje të rënduar. Ajo humbi ndjenjat dhe ka rënë në kolaps.

Ekipi mjekësor u përpoq ta ringjallte atë fillimisht me një pikë glukoze, e cila më pas u pasua duke i dhënë ringjallje kardiopulmonare (ose CPR). Megjithatë, e ndjera nuk kishte shfaqur shenja të ringjalljes. Pas kësaj viktima është shpallur e vdekur dhe lajmi është ndarë me bashkëshortin e saj. Sipas raportimeve, një anesteziolog, konsulent mjekësor dhe kirurgë dentarë ishin në detyrë kur ndodhi ngjarja.

Mësohet se policia ka sekuestruar injeksionet e lignokainës dhe adrenalinës që i janë administruar dhe është ngritur një grup hetimor për të zbardhur detajet se çfarë e shkaktoi tragjedinë. Trupi i saj është mbajtur për autopsi. Mjekët e kanë konsideruar se shkaku i vdekjes është edema pulmonare akute dhe arresti kardiak. Sipas raportimeve, shumë pacientë ishin larguar nga spitali të frikësuar pas lajmit.

Mbidozimi mund të bëhet toksik dhe kërcënues për jetën

Anestezia lokale administrohet për të parandaluar dhimbjen gjatë një procedure mjekësore duke mpirë një pjesë të caktuar të trupit. Me efektet e tij jetëshkurtra, shpesh përdoret nga mjekët për procedura të vogla ambulatore, duke përfshirë kirurgjinë dentare, biopsi dhe heqjen e një nishani ose katarakte. Ndër efektet anësore të përkohshme të ilaçit janë turbullimi i shikimit, marramendja dhe të vjellat. Disa madje mund të kenë urtikarie, kruajtje dhe vështirësi në frymëmarrje. Toksiciteti sistematik i anestezisë lokale (LAST) është një situatë kërcënuese për jetën e lidhur me administrimin e papërshtatshëm të anestezisë lokale. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco