‘Ky nuk është Covid 2.0’: Shkencëtarët qetësojnë frikën rreth virusit të ri Langya të zbuluar në Kinë

‘Ky nuk është Covid 2.0’: Shkencëtarët qetësojnë frikën rreth virusit të ri Langya të zbuluar në Kinë

12:30, 10/08/2022
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë siguruar që virusi Langya nuk është aspak si Covid pasi patogjeni e ri  i zbuluar në Kinë ngjalli frikën e një përsëritje të pandemisë 2020.

Langya henipavirus - ose LayV - u zbulua në 35 njerëz në provincat lindore Henan dhe Shandong të vendit midis dhjetorit 2018 dhe mesit të 2021. 

Kjo do të thotë se ky virus ka infektuar një pjesë të vogël njerëzish që kur ai u identifikuar për herë të parë në një fermere 53 vjeçare.

Për virusin u fol për herë të parë javën e kaluar nga një punim kërkimor të botuar në  New England Journal of Medicine, duke shkaktuar frikë për një tjetër virus misterioz të ngjashëm me gripin.

Por profesor Francis Balloux një ekspert i sëmundjeve infektive në  University College London, tha se të dhënat aktuale sugjerojnë se virusi "nuk po përhapet shpejt te njerëzit".

Ai shtoi se ka pak prova që LayV mudn të përhapet lehtësisht mes njerëzve që do të thotë se ka një potencial të ulët pandemik.

“Në këtë fazë, LayV nuk duket aspak si një përsëritje e Covid-19, por është një tjetër kujtesë e kërcënimit të rrezikshëm të shkaktuar nga shumë patogjenë që qarkullojnë në popullatat e kafshëve të egra dhe shtëpiake që kanë potencialin të infektojnë njerëzit. ”, ka shkruar ai në Twitter. 

Ekpsertët kinezë që po hetojnë virusin besojnë se rastet e njerëzve të infektuar nga ky virus janë sporadike.

Ata ende po përpiqen të kuptojnë nëse ky virus mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu.

Shrews një gjitar i vogël me madhësinë e miut besohet se është bartës kryesor i këtij virusi.

Virusi u vërejt gjithashtu në një përqindje të vogël të qenve shtëpiake (5 përqind) dhe  tek dhitë (2 përqind). 

Shqetësimet për LayV u rritën sepse i përkiste grupit të patogjenëve të quajtur henipaviruse. 

Disa anëtarë të kësaj familjeje virusesh vrasin deri në 75 për qind të atyre që infektojnë. 

Por patogjeni i sapoidentifikuar deri më tani ka shkaktuar vetëm simptoma të lehta, të ngjashme me gripin tek njerëzit, si ethe, lodhje, kollë, humbje oreksi dhe dhimbje muskulore.

Nga 35 pacientë me infeksion të dyshuar, 26 (74 për qind), rezultuan pozitivë vetëm për virusin.

Pjesa tjetër u infektua gjithashtu me një virus shtesë që mund të ketë kontribuar në simptomat e tyre. 

Shumica e pacientëve të konfirmuar ishin punëtorë ferme, me pjesën tjetër punëtorë të fabrikës dhe një student. 

Në studim shkruhej:

''Nuk kishte asnjë kontakt të ngushtë apo histori të përbashkët ekspozimi mes pacientëve, gjë që sugjeron se infeksioni në popullatën njerëzore mund të jetë sporadik. 

Gjurmimi i kontaktit të nëntë pacientëve me 15 anëtarë të familjes me kontakt të ngushtë nuk zbuloi asnjë transmetim LayV me kontakt të ngushtë.

Por madhësia e kampionit tonë ishte shumë e vogël për të përcaktuar statusin e transmetimit nga njeriu te njeriu për LayV."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco