Disa fakte që duhet t’i dimë për shalqirin, frutin e shijshëm të verës

Disa fakte që duhet t’i dimë për shalqirin, frutin e shijshëm të verës

16:53, 03/07/2022
A+ Aa A-

Lehtëson dhembjen e muskujve

Keni bërë ushtrime në palestër dhe ju dhembin muskujt? Lehtësojeni dhembjen me një thelë shalqiri të lëngshëm. Nga një studim i bërë në universitetin e Cartagena-s, në Spanjë, u zbulua që ritmi kardiak i sportistëve që para stërvitjes pinin 500 ml lëng shalqiri, kthehej më shpejt në nivelin e duhur dhe ata kishin më pak dhembje muskulore sesa ata që nuk kishin pirë. Kjo shkaktohet nga prania e një aminoacidi, citrulinës.

Sepse i bën mirë zemrës dhe enëve të gjakut dhe ndoshta kundërshton grumbullimin e yndyrës

Edhe këtu hyn citrulina. Ky aminoacid shndërrohet në organizëm në argininë, një aminoacid që sportistët e njohin mirë. Arginina kontribuon për të ulur presionin e gjakut dhe ka ndikim në sistemin kardiovaskular, në riprodhimin  e qelizave dhe ndihmon në shërimin e plagëve. Përveç këtyre, shndërrimi i citrulinës në argininë duket se ndihmon për të mos lejuar grumbullimin e yndyrnave. Dëm nuk bën, ta provojmë.

Sepse shalqiri është një produkt i fuqishëm dhe efikas në heqjen e etjes

Shalqiri përmban të paktën 90% ujë. Është një ushqim shumë i shijshëm që shuan etjen, diçka shumë e dëshirueshme gjatë muajve të verës.

Sepse është një burim i shkëlqyer vitaminash

Nuk do ishim të vërtetë nëse do e reduktonim frutin vero ose shalqirin thjesht në një burim citroline dhe likopenësh. Shalqiri përmban edhe vitaminë C, hekur, kalium, fibra dhe betakaroten, që e kanë karotat me shumicë. Dhe, këto substance të mira nuk gjenden vetëm në tulin e frutit, por edhe në lëvoren e tij. Gërryjeni mirë, pra!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco