Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Pesë dieta të personaliteteve të famshme që nuk duhet t’i provoni kurrë

Pesë dieta të personaliteteve të famshme që nuk duhet t’i provoni kurrë

16:42, 03/07/2022
A+ Aa A-

Për faktin se janë personalitete publike, shumë aktorë dhe këngëtarë janë nën presion që të duken në mënyrë perfekte.

Qoftë mbase për shkak të ndonjë roli në film, apo thjesht duan të duken sa më mirë të jetë e mundur dhe shpesh u nënshtrohen dietave të caktuara, të cilat do t’i çojnë drejt qëllimit, pa menduar shumë për pasojat!

Për shkak të dëshirës për të marrë sa më shpejt një dukje të tillë, ndonjëherë përdorin variante të shpejta dhe jo të shëndetshme.

Natalie Portman

Aktores Natalie Portman iu desh të zvogëlonte peshën e saj në vetëm 40 kilogramë për rolin e balerinës në filmin “Black Swan”, për të cilin fitoi edhe çmimin Oscar. Dieta e saj ditore përbëhej nga fruta, karota dhe pak bajame..

Image

Beyonce

Një nga këngëtaret më të famshme në botë, Beyonce, ka ndaluar së ngrëni ushqim të fortë për të humbur 7 kilogramë për shkak të rolit të saj në filmin “Dreamgirls”. Prej dy javësh këngëtarja piu vetëm ujë me lëng limoni, spec te kuq dhe shurup panje. Edhe pse arriti atë që donte, Beyonce pranoi se nuk do ta përsëriste kurrë këtë dietë.

Image

Christian Bale

Aktori Christian Bale iu desh të humbiste 30 kilogramë në 4 muaj për një rol. Dieta e tij përbëhej nga një kënaçe ton dhe një mollë dhe nuk i kalonte kurrë 300 kalori. Aktori ka pirë shumë ujë për të ndrydhur ndjenjën e urisë. Së bashku me kilogramët, ai humbi edhe muskujt, gjë që kontribuoi më tej në pamjen e tij të çuditshme.

 

Reese Witherspoon

Pas lindjes, Reese Witherspoon iu nënshtrua një diete popullore të bazuar në ushqimin e bebeve, për të humbur kilogramët e tepërt të fituar gjatë shtatzënisë. Procesi është i thjeshtë, ushqimi i qulltë tretet lehtësisht dhe përmasat e vakteve garantojnë që nuk do ta teproni.

 

Matthew McConaughey

Matthew McConaughey ishte në një dietë jashtëzakonisht të rreptë për katër muaj, falë së cilës humbi më shumë se 20 kilogramë. Dieta e tij përfshinte një sasi të madhe të lëngjeve dhe proteinave. Megjithatë, McConaughey shpesh theksoi se presioni psikologjik ishte pjesa më e vështirë e kësaj diete.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco