Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Ushqimet e pasura me kalcium që duhet të jenë pjesë e dietës së fëmijës

Ushqimet e pasura me kalcium që duhet të jenë pjesë e dietës së fëmijës

10:52, 01/07/2022
A+ Aa A-

Kalciumi është jetik për ndërtimin dhe ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm, si dhe për funksionimin e duhur të zemrës, nervave dhe muskujve.

Ky mineral është shumë i rëndësishëm në ushqyerjen e fëmijëve, dhe gjendet në shumë ushqime, përveç qumështit të lopës.

Soja

Qumështi i sojës mund të mos pëlqehet nga fëmijët, por është i pasur me kalcium. Është një alternativë e shkëlqyer për fëmijët me intolerancë ndaj laktozës.

Produktet e qumështit

Produktet e qumështit janë burimi më i mirë natyror i kalciumit. Nëse fëmija ka rezistencë ndaj qumështit, mund t'i ofroni produkte qumështi, djathë ose në sasi të vogla gjalpë.

Bizele

Një filxhan bizele përmban 45 miligramë kalcium. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen e kockave tek fëmijët, po ashtu bizelet përmbajnë vitaminë K, e cila ndihmon në rritjen e densitetit të kockave të fëmijëve.

Peshku

Nëse fëmija juaj pëlqen shijen e peshkut, ofrojini të paktën një herë në javë. Peshku është gjithashtu një burim i kalciumit, por sigurohuni që të hiqni të gjitha kockat dhe t'i jepni fëmijës vetëm mishin.

Spinaqi

Një tjetër perime e pasur me kalcium është spinaqi. Rreth 100 gramë gjethe të mrekullueshme të spinaqit përmbajnë 99 miligramë kalcium.

Bajame

Një e treta e një filxhani me bajame përmban 110 miligramë kalcium. Bajamet janë burim i shkëlqyer i këtij minerali që përmirëson kujtesën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco