Covid, Pfizer dhe BioNTech, krijojnë vaksinën universale, testimi tek njerëzit në vjeshtë

Covid, Pfizer dhe BioNTech, krijojnë vaksinën universale, testimi tek njerëzit në vjeshtë

12:34, 30/06/2022
A+ Aa A-

Gjigandi farmaceutik Pfizer dhe kompania partnere BioNTech po punojnë për një vaksinë anti-covid që mbron nga një shumëllojshmëri e gjerë e koronavirusit.

Kompania ka bërë të ditur se testet tek njerëzit do të nisin në gjysmën e dytë të vitit.

Është një ilaç ende në fazën eksperimentale, i krijuar për të shkuar përtej vaksinave aktuale dhe për të mbuluar variantet e tanishme dhe të ardhshme.

Siç raportohet nga Reuters eksperimenti parashikon një forcim të limfociteve T për të shmangur format e rënda të sëmundjes nëse virusi bëhet më i rrezikshëm dhe mbulimin e vaksinimit pan-koronavirus(kundër të gjithë viruseve).

BioNTech njoftoi se qëllimi i saj është "të sigurojë mbrojtje të qëndrueshme të variantit". 

Aktualisht, të dy kompanitë po diskutojnë me rregullatorët një version të modifikuar të vaksinës së tyre që mbron kundër Omicron.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi02/07/2022 10:24

Pse kembengulin kaq shume ne nje vaksine injeksion dhe jo ne nje pilule ? Cfare duan te fusin me doemos ne gjakun e njerezve, vecanerisht te rinjve dhe femijeve kur dihet se nuk rrezikojne absolutisht nga asnje variant i covid 19 ? Pse kjo histeri globale ? Cfare futet ne gjak me ane te nje injeksioni nuk mund te hiqet me kurre edhe sikur ta nderrosh krejtesisht gjakun. Oksidi i grafenit dhe pjesezat metalike te permasave nanoskopike mbeten pergjithmone brenda trupit te njerezve si dhjetera mijera bomba te kurdisura qe pritet qe nga casti ne cast te demtojne qelizat dhe enet e gjakut kudo ne trup. KJO ESHTE ARSYEJA E VRAS-KINIMIT.

Shto koment

Denonco