Kush e lëshoi linë e majmunëve? Sëmundja përparon, rrjetet 'ndizen'

Kush e lëshoi linë e majmunëve? Sëmundja përparon, rrjetet 'ndizen'

09:43, 24/05/2022
A+ Aa A-

Rastet me linë e majmunëve po shtohen në botën perëndimore, ndërkohë që ekspertët kanë paralajmëruar se sëmundja po përhapet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale mes meshkujve.

Megjithëse OBSH thotë se nuk është një sëmundje e homoseksualëve, ata kanë bërë thirrje që të tregohet kujdes në këtë drejtim.

Kurse autoritetet shëndetësore evropiane thonë se sëmundja mund të kufizohet, por i druhen një epidemie pasi rastet do shtohen gjatë verës.

Ashtu siç ndodh zakonisht në situata të tilla, mediat sociale janë të mbushura me teori konspiracioni.

Në krye qëndrojnë rrjetet sociale kineze, ku po përhapet me shpejtësi një teori, sipas të cilës, kjo sëmundje është lëshuar qëllimisht nga SHBA.

Në qendër të spekulimeve kineze është një raport i vitit 2021 nga një organizatë jo-qeveritare amerikane, e quajtur Iniciativa për Rrezikun Bërthamor.

Aty përshkruhet një skenar hipotetik për një shpërthim të mundshëm të lisë së majmunëve.

Por edhe vetë perëndimorët janë të zënë me një tjetër teori konspirative.

Arsyeja është se në Konferencën e Sigurisë të Mynihut në mars të vitit 2021, ekspertët folën për skenarin e shpërthimit të lisë së majmunëve të manipuluar biologjikisht, por thjesht në teori. Ata morën si shembull majin e vitit 2022 si kohën imagjinare të shpërthimit të sëmundjes.

Në këtë skenar, më shumë se 250 milionë njerëz vdesin. Sidoqoftë, virusi i përhapur ishte shumë më i rrezikshëm se ai aktuali.

Por cilat janë simptomat e sëmundjes?

Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, ënjtje, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh dhe pagjumësi. Pas shpërthimit të etheve, mund të nisë skuqja e fytyrës. Këto puçrra mund të përhapen më pas edhe në pjesën tjetër të trupit. Kjo sjell kruajtje të forta dhe kalon në zgjebe. Infeksioni zakonisht largohet vetë dhe zgjat nga 14 deri në 21 ditë.

Si prekesh nga kjo sëmundje?

Lija e majmunëve mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar. Virusi mund të hyjë në trup përmes lëkurës së çarë, traktit respirator ose përmes syve, hundës ose gojës. Nuk është seksualisht i transmetueshëm, por mund të transmetohet nga kontakti i drejtpërdrejtë gjatë seksit. Mund të përhapet edhe nga kontakti me kafshët e infektuara si majmunët, ketrat dhe minjtë, ose nga objekte të kontaminuara me virus si shtrati apo veshjet.

Sa i rrezikshëm është?

Shumica e rasteve të virusit janë të lehta, ndonjëherë të ngjashme me linë e dhenve dhe pastrohen brenda pak javësh. Megjithatë lija e majmunëve ndonjëherë mund të jetë më e rëndë dhe është raportuar se ka shkaktuar vdekje në Afrikën perëndimore.

Cili është trajtimi?

Nuk ka kurë për linë e majmunëve, por shpërthimet mund të kontrollohen duke parandaluar infeksionet. Vaksinimi kundër lisë është vërtetuar se është 85 përqind efektiv në parandalimin e lisë së majmunëve dhe përdoret ende ndonjëherë. Ekspertët besojnë se vaksinimi pas ekspozimit ndaj lisë së majmumit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes ose ta bëjë atë më pak të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fanimuhamet@gemail.com24/05/2022 10:44

Une personalisht kam respekt per portalin TV tuaj dhe kam nje keshilli! Lerjani medjave te koruptuare te qeverise se koruptuare se me duket nje jehone e pa' bazuar. Vazhdoni aty ku keni piknisjen tuaj me se te bazuar ne fate konkrete per keq qeverisjen se jeni ne rruge e duhur.

Fanimuhamet@gemail.com24/05/2022 10:36

Une personalisht kam respekt per portalin TV tuaj dhe kam nje keshilli! Lerjani medjave te koruptuare te qeverise se koruptuare se me duket nje jehone e pa' bazuar. Vazhdoni aty ku keni piknisjen tuaj me se te bazuar ne fate konkrete per keq qeverisjen se jeni ne rruge e duhur.

Shto koment

Denonco