Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Skenari që shokoi opinionin/ A po vjen karantina për linë e majmunit?

Skenari që shokoi opinionin/ A po vjen karantina për linë e majmunit?

10:51, 23/05/2022
A+ Aa A-

BILD

Një rast në Mynih, të paktën tre në Berlin. Një total prej më shumë se 100 rastesh në 12 vende brenda vetëm dy javësh. Përhapja e lisë së majmunëve është duke përparuar me shpejtësi. Vendet e para kanë nisur të vendosin karantinën për personat e prekur, ose po shqyrtojnë këtë mundësi.

-Në Belgjikë, autoritetet e lidhin infektimin me një festival fetish në Antverpë. Atje është vendosur se kush është i infektuar, duhet të karantinohet për 21 ditë.

-Në Holandë, shërbimi shëndetësor shtetëror ka kërkuar raportim të detyrueshëm për çdo rast të dyshuar infeksioni. Rastet e reja duhet të regjistrohen sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që procesi i infektimit të mbahet nën kontroll dhe të merren në kohë të gjithë kundërmasat e nevojshme. Kjo mund të përfshijë gjithashtu edhe karantinën për personat që kanë pasur kontakt me persona të infektuar.

-Në Britaninë e Madhe, numri i infeksioneve po rritet në mënyrë të frikshme. Prandaj Agjencia e Sigurisë Shëndetësore ka këshilluar izolim për 21 ditë nëse dyshoni për një infeksion.

Ekspertët paralajmëruan vitin e kaluar për skenarin e shpërthimit

Rritja e rasteve të reja është ‘astronomike’, thotë virologu amerikan Eric Feigl-Ding. Kurse Christian Happi nga Qendra Afrikane e Ekselencës për Gjenomikën e Sëmundjeve Infektive, shton: “Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Evropa duhet ta hetojë këtë gjë”.

Teoricionët e konspiracionit kanë nisur të bëjnë nxehjen për të shpërndarë tezat e tyre.

Arsyeja: Në Konferencën e Sigurisë të Mynihut në mars të vitit 2021, ekspertët folën për skenarin e shpërthimit të lisë së majmunëve të manipuluar biologjikisht, por thjesht në teori. Ata morën si shembull majin e vitit 2022 si kohën imagjinare të shpërthimit të sëmundjes.

Në këtë skenar, më shumë se 250 milionë njerëz vdesin. Sidoqoftë, virusi i përhapur ishte shumë më i rrezikshëm se ai aktuali.

Dhe skenarë të tillë po luhen shpesh së fundmi. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe kolegët e tij e bënë së fundmi në samitin e G7 diçka të tillë me 'linë e leopardit'.

Por pse janë të shqetësuar studiuesit? Përhapja është e pazakontë. Deri më tani, lija e majmunëve është shfaqur kryesisht në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Që prej vitit 2019, Universiteti i Kembrixhit dhe Shkolla e Londrës për Higjienën dhe Mjekësinë Tropikale paralajmëruan se virusi mund të zhvillohet dhe të mbushë hapësirën e mbetur pas çrrënjosjes zyrtare të lisë në vitin 1980.

Virusi është larguar nga Afrika. Thuhet se fillimisht ka ardhur në Angli nga Nigeria.

Ajo që është e dukshme: infektimi gjatë seksit. Sipas ekspertëve, shumica e të infektuarve aktualisht janë meshkuj homoseksualë dhe biseksualë të moshave nga 20 deri në 50 vjeç.

Prandaj Leif Erik Sander, drejtor i intektologjisë në Charite, shkruan se kërkohet vigjilencë e veçantë për burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra.

Në Spanjë po kryejnë hetime pasi dyshojnë se parada e homoseksualëve në Gran Canaria me 80 mijë të pranishëm, mund të ketë qenë pika e nxehtë.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë kundër stigmatizimit. Pasi çdokush mund të infektohet! Një fëmijë trevjeçar po trajtohet në terapi intensive në Britaninë e Madhe. OBSH po punon për të publikuar udhëzimet për kontroll. Dyshohet se numri i rasteve do të rritet gjatë muajve të verës.

Para se të shfaqen flluskat, lija e majmunit fillon me simptoma të tilla si ethe dhe dhimbje.

Ajo nuk është transmetuar fillimisht nga majmunët, por nga brejtësit.

A po përjetojmë një deja-vu të koronavirusit me rastet aktuale të lisë së majmunëve?

Vaksinimi, karantina, rreziku i përhapjes globale janë tema diskutimi botëror sërish...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco