Mbretëria e Bashkuar po blen mijëra vaksina dhe ilaçe kundër lisë së majmunëve

Mbretëria e Bashkuar po blen mijëra vaksina dhe ilaçe kundër lisë së majmunëve

14:01, 19/05/2022
A+ Aa A-

Britania e Madhe ka filluar të marrë masa për virusin e lisë së majmunëve pas diagnostikimit të nëntë rasteve.

Shefi i shëndetësisë në Britaninë e Madhe i tha medias britanike Dailymail se ishte duke monitoruar shpërthimin aktual dhe duke punuar me kompanitë farmaceutike për të sjellë sa më shpejt trajtimet e përshtatshme për virusin.

"Ne kemi ndërmarrë hapa aktivë për t'u përgatitur për raste të mëtejshme të lisë së majmunëve në Britaninë e madhe dhe kemi siguruar mijëra doza vaksinash që janë efektive kundër lisë së majmunëve, të cilat përdoren për të mbrojtur kryesisht punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe individët që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit'

Përhapja e fundit është përshkruar si 'e pazakontë' nga ekspertët, sepse transmetimi nga personi në person i lisë së majmunit mendohej të ishte jashtëzakonisht i rrallë.

Gjashtë nga rastet e Britanisë janë me meshkuj homoseksualë ose biseksualë.

Raste janë njoftuar gjithashtu dhe në SHBA, Spanjë dhe Portugali, duke e bërë atë shpërthimin më të përhapur të lisë së majmunëve deri më tani.

Ndërsa Kanadaja ka raste të dyshuara.

Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura dhe rraskapitje.

Një skuqje mund të zhvillohet, shpesh duke filluar në fytyrë, duke u përhapur më pas në pjesë të tjera të trupit duke përfshirë organet gjenitale.

Skuqja ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme dhe mund të duket si lija e dhenve ose sifilizi, përpara se të formojë më në fund një zgjebe, e cila më vonë bie.

Lija e majmunëve ka një periudhë inkubacioni deri në 21 ditë, prandaj rastet pozitive dhe kontaktet e tyre do të izolohen për tre javë. 
 
Si trajtohet lija e majmunit?

Nuk ka ilaçe apo vaksina specifike të zhvilluara për linë e majmunit, e cila deri më tani ishte vërejtur rrallë.

Por antiviralët dhe vaksinat e krijuara për të synuar linë kanë mbrojtje të kryqëzuar kundër lisë së majmunëve, sepse të dy viruset janë gjenetikisht shumë të ngjashëm.

Vaksina 

Një vaksinë, e njohur si Imvanex, u miratua në vitin 2013 në Mbretërinë e Bashkuar për trajtimin e lisë, por studimet kanë treguar që atëherë ajo është 85 për qind efektive dhe në parandalimin e lisë së majmunëve.

Nuk është i aprovuar për linë e majmunëve në Britaninë e Madhe, por profesionistët e shëndetit mund ta përdorin atë.

Antivirale 

 

Ka një pjesë të vogël të antiviralëve dhe terapive për linë dhe sëmundje të tjera që duket se funksionojnë me linë e majmunëve.

Ilaçi tecovirimat u miratua për linë e majmunëve në BE në janar dhe jepet në formë pilule.

Tecovirimat parandalon që virusi të largohet nga një qelizë e infektuar, duke penguar përhapjen e virusit brenda trupit. 

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, një antiviral injektues i përdorur për trajtimin e AIDS-it i quajtur cidofovir mund të përdoret për të menaxhuar infeksionin. 

Ai gjithashtu funksionon duke ndaluar rritjen e virusit.

Terapia me antitrupa

Një terapi që përdor gjakun e grumbulluar nga individë që janë vaksinuar me vaksinën e lisë mund të përdoret gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunit.

E njohur si globulina imune vaccinia (VIG), ajo u zhvillua për të trajtuar njerëzit të cilët nuk mund të vaksinohen vetë.

Ai funksionon duke injektuar antitrupa nga një person i vaksinuar në një person të pavaksinuar, me shpresën për të rritur një përgjigje të ngjashme imune.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco