Nutricionistja e njohur: Konsumi i këtyre ushqimeve rrit ndjeshëm rrezikun për kancer

Nutricionistja e njohur: Konsumi i këtyre ushqimeve rrit ndjeshëm rrezikun për kancer

09:25, 05/05/2022
A+ Aa A-
Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të kontrollohen rreziqet që fshihen në ushqimet e paketuara. Ka ushqime që përmbajnë konservues që rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit. Nutricionistja Blair Persyn ka folur lidhur me këtë problem për revistën Eat This, Not That. “Nitritet prodhojnë komponime N-nitroso (NOC) në trup, të cilat janë kancerogjene të mundshme. Gjithashtu, nitratet në zorrë mund të shndërrohen në nitrite, gjë që është gjithashtu shqetësuese sepse ato shkaktojnë dëme të ADN-së, duke çuar në kancer”, është shprehur ajo. Një studim i Oksfordit ka bërë krahasimin e rreziqeve të zhvillimit të kancerit te njerëzit që konsumonin nitrate dhe nitrite dhe ata që nuk konsumonin. Rezultatet treguan se konsumimi i rregullt i produkteve që përmbajnë nitrate rrit rrezikun e kancerit të gjirit me afërsisht 25 për qind. Përveç kësaj, konsumimi i sasive të mëdha të ushqimeve që përmbajnë nitrite rrit rrezikun e kancerit të prostatës me gati 60 për qind. “Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, unë theksoj se nitratet dhe nitritet janë treguar të jenë kancerogjene për kafshët”, ka shtuar Persyn. Ajo i këshillon njerëzit që të reduktojnë konsumin e mishit të përpunuar, sepse rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit. Mishi i përpunuar përfshin hot dog, sallam, salsiçe dhe të ngjashme. “Gjithashtu mund ta zvogëlojmë rrezikun e kancerit duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë, si spinaqi, karotat, brokoli dhe patatet”, ka përfunduar nutricionistja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco