Disa antioksidantë që duhet të përfshini patjetër në dietën tuaj

Disa antioksidantë që duhet të përfshini patjetër në dietën tuaj

19:17, 01/05/2022
A+ Aa A-

Dëshironi të qëndroni të shëndetshëm dhe të mbani trupin tuaj në formë të shkëlqyer?

 Ushqimet e pasura me antioksidantë mund t'ju ndihmojnë ta bëni këtë.

Është më e dëshirueshme që këto antioksidantë t'i përfshini në dietën tuaj, shkruan Aktivni.si , dhe transmeton City Magazine .

Kurkumin

Ky antioksidant gjendet kryesisht në shafran i Indisë, një erëz e njohur indiane. 

Konsumimi i rregullt i kurkuminit ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit, sëmundjes së Alzheimerit dhe ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Piperina

Piperinën më shpesh do ta gjeni në piper të zi. Konsumimi i piperinës ndihmon në absorbimin e lëndëve ushqyese, forcon sistemin imunitar, redukton simptomat e inflamacionit, stabilizon nivelet e sheqerit në gjak dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Likopeni

Ky është një antioksidant i fuqishëm bimor që gjendet në fruta dhe perime të kuqe dhe rozë (domate, shalqinj, panxhar. 

Likopeni përmirëson disponimin dhe mbron trupin nga toksinat dhe sëmundjet e ndryshme kronike.

Allicin

Gjyshet tona kanë thënë tashmë se hudhra është një antibiotik natyral. Ai përmban ndër të tjera edhe alicinë, e cila njihet për vetitë e saj kuruese.

 Ndihmon në luftimin e ftohjes, mban të fortë sistemin imunitar, ul presionin e lartë të gjakut, përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe ka një efekt pozitiv në shëndetin e flokëve dhe lëkurës.

Resveratrol

Resveratroli është një tjetër antioksidant i fuqishëm që gjendet tek rrushi dhe manaferrat. Ai ul presionin e gjakut dhe përshpejton prodhimin e “kolesterolit të mirë” në trup. 

Në të njëjtën kohë, ky antioksidant ruan shëndetin e qelizave të trurit dhe redukton simptomat e shumë sëmundjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco