Covid-19/Jeni vaksinuar? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë për më shumë antitrupa

Covid-19/Jeni vaksinuar? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë për më shumë antitrupa

08:32, 21/02/2022
A+ Aa A-

Një studim nga SHBA ka treguar se vetëm 90 minuta ushtrime të lehta ose të moderuara pas vaksinimit kundër gripit ose COVID-19 veprojnë si katalizator në rritjen e sistemit imunitar.

Në veçanti u vu re se pjesmarrësit që bënë ecje të shpejtë për një orë e gjysëm pas vaksinimit kishin arritur të rrisin sistemin imunitar krahasur me pjesmarrësit që nuk ushtroheshin pas vaksinimit.

"Rezultatet tona paraprake janë të parat që tregojnë se ushtrimet në një periudhë specifike kohore mund të rrisin përgjigjen imune të trupit ndaj vaksinës Pfizer-BioNtech për koronavirusin dhe dy vaksinave të gripit ," tha Marian Kohut, një profesoreshë e kinesiologjisë në Universitetin e Iowa,  autore e hulumtimit të publikuar në Brain, Behavior, and Immunity.

Pse po ndodh kjo? 

Mekanizmat komplekse të sistemit tonë imunitar që përfshihen në forcimin e imunitetit në përgjigje të veprimit të vaksinave janë përpjekur të shpjegohen nga Dr. Marian Kohut.

 Ushtrimi rrit qarkullimin e gjakut dhe limfës , gjë që ndihmon në qarkullimin e qelizave imune. 

Ndërsa këto qeliza udhëtojnë nëpër trup, ato kanë më shumë gjasa të zbulojnë 'pushtuesit'.

Eksperimentet në minj, nga ana tjetër, kanë treguar se një lloj proteine, interferon alfa, e cila prodhohet gjatë stërvitjes, ndihmon në prodhimin e antitrupave specifikë kundër viruseve dhe qelizave T: 

"Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për t'iu përgjigjur pse dhe si.

 Ka kaq shumë ndryshime që ndodhin kur ushtrohemi - metabolike, biokimike, neuroendokrine, qarkullimi.

 "Kështu, mund të ketë një kombinim faktorësh që kontribuojnë në përgjigjen e antitrupave sipas studimit tonë," përfundon Dr. Marian Kohut.

Studiuesit vazhdojnë të monitorojnë përgjigjen e antitrupave tek pjesëmarrësit gjashtë muaj pas vaksinimit dhe kanë filluar një studim tjetër, duke u fokusuar në efektet e ushtrimeve te njerëzit që janë vaksinuar me doza përforcuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco