Studimi / Ushqimet që na shtojnë të paktën 10 vite jetë

Studimi / Ushqimet që na shtojnë të paktën 10 vite jetë

08:18, 19/02/2022
A+ Aa A-

Të gjithë e dimë se disa nga zakonet tona të të ngrënit mund të jenë fatale për shëndetin tonë në planin afatgjatë. 

Kjo është arsyeja pse ka një prirje të përgjithshme drejt një diete më të shëndetshme , të pasur me fibra dhe reduktimin e konsumit të mishit.

Studimi i ri është fokusuar në ushqime specifike që mund të kontribuojnë në jetëgjatësinë. 

Më konkretisht, sipas rezultateve, ata që vendosin të ndryshojnë zakonet e të ngrënit, duke zëvendësuar mishin dhe ushqimet e përpunuara me perime dhe fruta fitojnë mesatarisht 10 vite më shumë jetë. 

Kjo përqindje është 10.7 për femrat dhe 13 për meshkujt!

Ky studim është kryer tek të rriturit në SHBA dhe tregon se kushdo që vendos në kohë të bëjë disa ndryshime në zgjedhjet e tyre dietike, do të përfitojë në të ardhmen, duke rritur jetëgjatësinë. 

Dieta standarde e një amerikani mesatar nuk përfshin pothuajse as frute  dhe as perime dhe është e pasur me mish, qumësht dhe sheqer. 

Studiuesit kanë zbuluar se duke reduktuar mishin fitojmë rreth 2 vjet jetë, ngrënia e më shumë perimeve rrit jetëgjatësinë me 2.5 vjet tek gratë dhe burrat. 

Nëse konsumojmë produkte me drithëra integrale atëherë jeta jonë mesatare rritet me vite, ndërsa me konsumimin e frutave të thata fitojmë edhe 2 vite të tjera sipas studimit.

Sa më herët të bëhen këto ndryshime, aq më e madhe është pritshmëria! 

Megjithatë, nuk është kurrë vonë!

 Edhe nëse dikush i kryen ato në të 80-at, fiton 3.4 vite jetë, sipas studiuesve. 

Sigurisht që ka dallime në varësi të profilit ushqyes por edhe të shëndetit të përgjithshëm të personave që vendosin të bëjnë këto ndryshime. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco