Shumë e rrezikshme: Ky ilaç anti-Covid shkakton sterilitet te 85 % e meshkujve

Shumë e rrezikshme: Ky ilaç anti-Covid shkakton sterilitet te 85 % e meshkujve

11:16, 11/02/2022
A+ Aa A-

Një studim i ri ka treguar se ilaçi Ivermectin mund të ndikojë fuqishëm në pjellorinë mashkullore.

Studiuesit nga tre universitete në Nigeri kanë testuar ivermectin, një ilaç veterinar (të cilin njerëzit e pinë kundër koronavirusit), ndikon në aftësinë e meshkujve për riprodhim.

Të dhënat kanë gjetur se 85 përqind e burrave që e kanë përdor këtë medikament, që zakonisht u jepet kuajve, kanë mbetur sterilë, bën të ditur Channel8, shkruan arbresh.info

Ivermectin përdoret më së shpeshti kundër parazitëve te kafshët, dhe disa njerëz e kanë marrë atë për të luftuar COVID -in, pavarësisht paralajmërimeve nga ekspertët për rrezikun.

Me atë rast, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lëshoi një deklaratë dhe vuri në dukje se nuk miratoi ivermectin për trajtimin e koronës as të kafshët, por as të njerëzit.

Pacientët kishin nevojë për trajtim urgjent në dhomat e urgjencës në spitalet në Oklahoma pas një mbidozimi të drogës, tha Dr Jason McElee.

Doza të vogla të ivermectin janë miratuar për përdorim tek njerëzit, por jo për trajtimin e koronavirusit.

‘Ka një arsye pse ky ilaç përshkruhet vetëm me recetë – sepse mund të jetë i rrezikshëm,’ tha doktori për BBC.

Ai deklaroi se grupi i njerëzve që morën mbidozë këtë ilaç u rritën numrin e të shtruarve në spital, i cili tashmë po punon shumë për shkak të rritjes së papritur së rasteve me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco