A mund t'ju ndihmojë çaji jeshil të humbni peshë?

A mund t'ju ndihmojë çaji jeshil të humbni peshë?

16:39, 10/02/2022
A+ Aa A-

Çaji jeshil është ndoshta zgjedhja më e shëndetshme mes pijeve pa sheqer, megjithëse nuk mund të zëvendësojë ujin, krahasuar me të ka disa përfitime që ndikojnë në rënien në peshë.

Disa filxhanë në ditë mund të ndikojnë në humbjen e peshës.

Ruan një metabolizëm të shëndetshëm

Disa përbërës të çajit jeshil, si kafeina dhe polifenolet antioksidantë, ndihmojnë në humbjen e peshës, sepse kanë një efekt pozitiv në metabolizmin dhe përshpejtojnë atë.

Do të ushtroheni më lehtë

Edhe pse tingëllon paksa e pabesueshme, çaji jeshil do të jetë i dobishëm nëse ushtroheni. 

Kafeina është një stimulues që aktivizon sistemin nervor, kështu që është më e lehtë të lëvizësh dhe të kryesh më lehtë detyrat fizike.

Ndihmon në uljen e sheqerit

Nëse konsumoni shumë sheqer, mund të mos jetë i mirë për shëndetin tuaj. 

Prandaj, futja e çajit jeshil pa sheqer në dietë mund të inkurajojë trupin të mësohet me sasi më të ulëta të sheqerit, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në humbje peshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco