‘Pandemia do mbarojë në Europë dhe nuk do kthehet as në fund të vitit’

‘Pandemia do mbarojë në Europë dhe nuk do kthehet as në fund të vitit’

11:39, 24/01/2022
A+ Aa A-

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge tha se pandemisë po i vjen fundi në Europë.

Ai tha për AFP se varianti i ri Omicron e ka futur pandeminë në fazën e saj përfundimtare.

Sipas tij, Omicron mund të infektojë të paktën 60 përqind të europianëve deri në mars.

“Është bindës fakti se rajoni po shkon drejt fundit të pandemisë,” tha ai.

Sapo vala e Omicron të ulet, do të ketë një imunitet global ose falë vaksinës, ose sepse njerëzit kanë krijuar imunitet mjaftueshëm prej virusit, ose sepse ka mbaruar sezoni i infektimeve.

“Ne parashikojmë që do të ketë një periudhë qetësie përpara se Covid-19 të rikthehet në fund të vitit, por jo domosdoshmërisht do ketë rikthim të pandemisë,” tha Kluge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco