OBSH ka rekomanduar dy ilaçe të reja kundër COVID-19

OBSH ka rekomanduar dy ilaçe të reja kundër COVID-19

21:11, 16/01/2022
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar zyrtarisht dy trajtime të reja kundër Covid-19 në raste specifike.

Tani janë gjithsej pesë barna në listën e trajtimeve të rekomanduara nga OBSH.

Mbretëria e Bashkuar ka miratuar një tjetër trajtim të bazuar në antitrupa për të trajtuar Covid-in

Siç është publikuar në British Medical Journal (BMJ), ekspertët e OBSH-së rekomandojnë trajtimin e Covid-19 me antitrupa sintetikë, sotrovimab, dhe një ilaç që përdoret zakonisht kundër artritit reumatoid, baricitinib.

Sotrovimab rekomandohet për pacientët që kanë sëmundje të lehtë Covid, por janë në rrezik të lartë të shtrimit në spital.

Baricitinib rekomandohet për "pacientët me sëmundje të rëndë ose kritike", të cilat duhet të jepen në kombinim me kortikosteroidet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco