Omicron mund të jetë varianti më shqetësues i pandemisë por jo i fundit

Omicron mund të jetë varianti më shqetësues i pandemisë por jo i fundit

11:07, 10/01/2022
A+ Aa A-

Ashtu si të gjitha gjallesat edhe viruset evoluojnë. Ky fakt është bërë edhe më i qartë gjatë pandemisë, pasi variante të reja shqetësuese janë shfaqur çdo disa muaj. Disa nga këto variante kanë qenë më të transmetueshëm duke u bërë dominant në shumë vende. Kjo aftësi e përhapjes i është atribuuar mutacioneve në proteinën “spike”, që e lejojnë virusin të lidhet me receptorët ACE2.

ACE2 janë receptorë në sipërfaqen e qelizave tona, duke lejuar virusin të hyjë në organizmin tonë dhe riprodhohet. Këto mutacione lejuan variantin alfa, dhe më pas variantin delta, të bëhej dominant globalisht. Dhe shkencëtarët mendojnë që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Omicron.

Sipas ligjeve të biokimisë proteina “spike” që lidhet me ACE2, do të evoluojë. Deri në atë pikë, aftësia e SARS-CoV-2 për t’u përhapur midis njerëzve nuk do të kufizohet nga fakti sesi virusi hyn në pjesën e jashtme të qelizave. Faktorë të tjerë do të kufizojnë përhapjen e virusit, si për shembull se sa shpejt mund të riprodhohet gjenomi, apo se sa  shpejt virusi mund të hyjë në qelizë nëpërmjet proteinës TMPRSS2 dhe sa ngjitës mund të jetë.

A e ka arritur Omicron këtë kulm?

Ende nuk e dimë. Deri më tani janë identifikuar shumë mutacione që përmirësojnë aftësinë e proteinës spike për t’u lidhur me qelizat njerëzore që Omicron nuk i ka.  Përveç kësaj, ka vend për përmirësime në aspekte të tjera të ciklit jetësor të virusit, siç është riprodhimi i gjenomit.

Por le të supozojmë për një moment se Omicron është varianti me aftësinë maksimale të përhapjes. Ndoshta Omicron nuk do të evoluojë sepse është i kufizuar nga probabiliteti gjenetik. Ekziston edhe një teori tjetër ku Omicron përhapet më lehtësisht  midis njerëzve se variantet e tjera.

Pas infektimit me virus, sistemi imunitar përshtatet duke krijuar antitrupa për ta neutralizuar virusin dhe qelizat T vrasëse që shkatërrojnë qelizat e infektuara. Prandaj, SARS-CoV-2 mund t’i shmanget mbrojtjes së sistemit imunitar duke pësuar mutacion vazhdimisht saqë forma e tij molekulare të ndryshojë përtej njohjes së sistemit imunitar.

Kjo është arsyeja pse Omicron mund të infektojë personat që kanë antitrupa, qoftë nga një infeksion apo nga vaksinimi, pasi mutacionet që lejojnë proteinën “spike” të lidhet me ACE2 gjithashtu zvogëlojnë aftësinë e antitrupave për t’u lidhur me virusin dhe për ta neutralizuar atë. Të dhënat e Pfizer sugjerojnë që qelizat T duhet të përgjigjen në mënyrë të ngjashme me Omicronin si me variantet e mëparshme, gjë që përputhet me faktin  se Omicron ka një shkallë më të ulët të vdekshmërisë në Afrikën e Jugut, ku shumica e personave kanë imunitet.

COVID mund të bëhet një virus i zakonshëm si gripi. Viruset e influencës gjithashtu mund të kenë një model të ngjashëm mutacioni me kalimin e kohës, i njohur si ” drift antigjenik “, që çon në riinfeksione.

Prandaj, Omicron nuk do të jetë varianti i fundit, por mund të jetë varianti i fundit për të cilin ne do të shqetësohemi.

Sëmundja ka shumë të ngjarë të shkaktojë simptoma të lehta, të reduktojë rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes./The Conversation/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco