OBSH: Vaksinat duhet të jenë efektive kundër verisonit Omicron të Covid

OBSH: Vaksinat duhet të jenë efektive kundër verisonit Omicron të Covid

10:43, 09/12/2021
A+ Aa A-

Vaksinat ekzistuese të koronavirusit duhet të mbrojnë njerëzit që infektohen me llojin omicron nga format më të rënda të sëmundjes, tha zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan.

 

Analiza e parë laboratorike në Afrikën e Jugut tregoi se vaksina Phizer nuk është efektive kundër omikron, por Ryan thotë se nuk ka indikacione që vaksinat mbrojnë më pak nga ky lloj i ri se nga çdo tjetër.

"Ne kemi vaksina shumë efektive që janë provuar të jenë efektive kundër të gjitha llojeve deri më tani, kur bëhet fjalë për formën më të rëndë dhe shtrimin në spital, kështu që nuk ka asnjë arsye pse nuk do të jetë e njëjta gjë me omicron," tha Ryan per BBC.

Ai shtoi se analizat e para tregojnë se format e sëmundjes pas infektimit me omikron nuk janë më të rënda se pas infektimit me Delta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco