Publikohet për herë të parë, ky është varianti Omicron përmes një mikroskopi elektronik

Publikohet për herë të parë, ky është varianti Omicron përmes një mikroskopi elektronik

08:13, 08/12/2021
A+ Aa A-

Universiteti i Hong Kongut  ka publikuar sot një imazh të variantit Omicron e cila është marrë nga një mikroskop elektronik.

Shkencëtarët e shëndetësisë , ku përfshihen dhe mjekë dhe virologë kanë mundur të marrin një mikrograf elektronik të një qelize (Vero E6) nga veshka e një majmuni të infektuar me këtë lloj. 

Universiteti më pas publikoi imazhet me zmadhim të ulët dhe të lartë.

Imazhi me zmadhim të ulët treguan dëmtimin e qelizave me fshikëza të fryra që përmbajnë grimca të vogla virale të zeza, shpjeguan studiuesit. 

Imazhet me zmadhim të lartë tregojnë përqendrime të grimcave virale në formë kurore në sipërfaqen e tyre.

Sipas Standard, studiuesit në Departamentin e Mikrobiologjisë ishin në gjendje të izolonin "mikronin" nga ekzemplarët klinikë, gjë që do të lejojë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave kundër llojit të ri.

Lloji Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në fund të nëntorit. Ky variant përmban më shumë mutacione (32)   të proteinës spike  sesa të gjitha llojet e mëparshme, të cilat mund të dëmtojnë përgjigjen imune të trupit dhe të favorizojnë transmetimin më të shpejtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco