Greqia prezanton vaksinimin e detyrueshëm për ata mbi 60 vjeç, 100 euro në muaj gjobë ata që e refuzojnë

Greqia prezanton vaksinimin e detyrueshëm për ata mbi 60 vjeç, 100 euro në muaj gjobë ata që e refuzojnë

16:37, 30/11/2021
A+ Aa A-

Greqia ka njoftuar futjen e vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19 për personat mbi 60 vjeç.

Sipas Reuters, çdo individ mbi 60 vjeç që nuk është i vaksinuar do të gjobitet me 100 euro çdo muaj.

Masa do të zbatohet duke filluar nga data 16 janar.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se masa është e nevojshme për të mbrojtur më shumë se gjysmë milioni qytetarë të moshuar grekë që nuk janë vaksinuar.

"Ky është çmimi që ne paguajmë për shëndetin," tha ai.

“Ne po i drejtojmë përpjekjet tona për të mbrojtur bashkëqytetarët tanë dhe për këtë arsye vaksinimi i tyre do të jetë i detyrueshëm tani e tutje”, tha Mitsotakis në seancën e qeverisë.

Në Greqi, rreth 63 për qind e rreth 11 milionë banorëve janë vaksinuar plotësisht.

“Grekët mbi 60 vjeç që nuk janë vaksinuar duhet të rezervojnë një takim për dozën e parë deri më 16 janar ose do të përballen me një gjobë prej 100 eurosh çdo muaj”, shtoi Mitsotakis, por nuk tha se si do të zbatohej në një vend ku pensioni mesatar 730 euro.

Greqia ka ndaluar hyrjen e personave të pavaksinuar në hapësira të mbyllura, duke përfshirë restorante, kinema, muze dhe palestra, që nga nëntori.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë konfirmuar 931.183 raste të infektimit dhe 18.067 vdekje nga pasojat e COVID-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco