Mposhteni gurin në fshikëzën e tëmthit

Mposhteni gurin në fshikëzën e tëmthit

15:49, 27/11/2021
A+ Aa A-

Gurët në fshikëzën e tëmthit përbëjnë sëmundjen e shpeshtë, katër herë më shumë te femrat se sa te meshkujt.

Vlerësohet se 10% e popullatës vuan nga gurët në fshikëz, ndërkaq 65% e popullatës mbi 65 vjeç.

Ekzistojnë dy grupe gurësh – gurët e kolesterinës dhe gurët e pigmentit. Në shumicën e rasteve (70-80%) fjala është për gurët e kolesterinës.

Vend kryesor në pamjen klinike zë dhembja shumë e fuqishme biliare, e provokuar me ushqim të yndyrshëm (lakra me mish, sarma, vezë të fërguara…), në formë ngërçi, therjeve, kryesisht me dhembje të pandërprera.

Dhembja lokalizohet në pjesën e djathtë të nënbrinjve, mund të shtrihet prapa, nën shpatullën e djathtë dhe krahut të djathtë dhe mund të pengojë marrjen thellë të frymës.

Mund të zgjasë nga disa orë deri në tri ditë.

Si vështirësi mund të shfaqet edhe ndjenja e të gërditurit dhe e vjelljes. Rreth 50% e të sëmurëve nuk i kanë karakteristikat e vështirësive për këtë sëmundje.

Si formohen gurët në fshikëzën e tëmthit?

Personat, tëmthi i të cilëve përmban shumë kolesterol, ose kur fshikëza që përmban tëmthin nuk zbrazet siç duhet, janë më të rriskuar për formimin e gurëve.

Shumica e gurëve nuk shkaktojnë probleme, vetëm 1-2 % e tyre janë të aftë për të zhvilluar sëmundje.

Një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjes në vendin tonë është dhe uji që ne pimë.

Ai është i përzier me përmbajtje të larta elementesh të ndotura, të cilët nuk përthithen nga organizmi dhe mbesin në formën e gurit pikërisht në fshikëzën e tëmthit.

Por ka dhe faktorë të tjerë që çojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje. N

jë ndër ta është dhe obeziteti.

Gjithashtu prishja e dietave dhe e regjimeve ushqimore ndikojnë në mënyrë të vazhdueshme në shfaqjen e sëmundjes.

Shkaktarë të tjerë në këtë sëmundje janë edhe përdorimi i medikamenteve të ndryshme si kontraceptivët.

Si mund ta kuptojë pacienti që vuan nga simptomat e kësaj sëmundjeje?

Në shumë raste ndodh që krijimi i gurit tek pacienti të mos japë shenja klinike, apo simptoma dhe ndërlikime të dukshme, duke e mbajtur për një kohë të gjatë të fshehur formimin e tyre.

Një ndër më karakteristiket është dhimbja e vazhdueshme që pacienti ndjen në mëlçi, stomak si dhe mund të transferohet në pjesë të tjera të organizmit.

Në këtë rast ai nuk gjen qetësi në asnjë lloj pozicioni që qëndron, ndërkohë që dhimbja sa vjen e rritet dhe mund të vazhdojë për orë të tëra.

Gjithashtu krijimi i tyre te një tjetër shtresë e të sëmurëve shoqërohet me temperatura të larta, të cilat janë të dukshme gjatë natës, si dhe shoqërohen me zverdhje të vazhdueshme të fytyrës apo pjesëve të trupit.

Njëkohësisht pacientët për shkak të dhimbjeve të forta kanë vështirësi të shumta në kryerjen e aktiviteteve të tyre të përditshme.

Nga formimi i gurit në tëmth vështirësohet procesi i tretjes në stomak, i sëmuri djersin gjithnjë e më shumë si dhe mund të shoqërohet me të vjella dhe diarre.

Dhimbja që ndien pacienti është shumë e fortë, therëse, goditëse në fshikëzën e tëmthit, por mund të transferohet dhe në pjesë të tjera të trupit.

Mund të ketë kohëzgjatje të ndryshueshme.

Zakonisht shfaqja e saj fillon gjatë orëve të natës, sidomos pas të ngrënave me sasi të larta kolesteroli.

Fillimisht mund të zgjasë nga 15 minuta deri në 4 orë.

Ndërkohë që një kategori tjetër dhimbjesh, të cilat mund të jenë të forta por që zgjasin vetëm 1 – 2 minuta, nuk futen në kategorinë e dhimbjeve të gurit të tëmthit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco