Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Sulmi në zemër te të rinjtë, çfarë shkakton dhe si mund të parandaloni

Sulmi në zemër te të rinjtë, çfarë shkakton dhe si mund të parandaloni

11:51, 24/11/2021
A+ Aa A-

Zemra megjithëse është një nga organet më të fuqishme e të rëndësishme të të gjithë organizmit, njëkohësisht është edhe shumë e ndjeshme ndaj problemeve.

Problemet me të nisin që nga shtrëngimet e lehta, e deri tek atakët kardiakë, të cilët mund të jenë një rrezik shumë shqetësues për jetën.

Ataku në zemër mund të prekë këdo e në çdo moshë nëse nuk tregohet kujdesi i duhur. Sipas ekspertëve, sulmi në zemër vepron ndryshe në organizmat më të rinj dhe ndryshe në ata më të moshuarit.

Si ndikon në organizëm

Njihet si një ndër sëmundjet më të rrezikshme për jetën dhe zakonisht shfaqet te të moshuarit.

Gjithsesi të dhënat tregojnë që as të rinjtë nuk janë imunë ndaj kësaj sëmundje apo gjendje që trupi kalon.

Këtë rrezik organizmi e përkthen ndryshe në trupa dhe mosha të ndryshme dhe kjo mund të jetë një pikë shumë e rëndësishme për të nisur me kujdesin.

Sipas një studimi të publikuar në Revistën Amerikane të Kardiologjisë, të cilit i referohet AgroWeb.org, trajtimi i atakëve ndryshon në varësi të moshës së pacientit.

Në këtë studim u përfshinë rreth 8.500 persona me histori të atakëve në zemër nga mosha 50 deri në 90 vjeç.

Mbi 20 për qind e këtyre pjesëmarrësve ishin në moshën 56 dhe 64 vjeç, ndërsa 2/3 ishin në moshat 65 dhe 84 vjeç.

Pjesa tjetër e tyre rreth 6 për qind ishin më të rinj se mosha 55 vjeçare ndërsa 5 për qind ishin mbi moshën 85 vjeçare.

Nga të gjithë këta grupe personash u mblodhën të dhëna si për gjendjen shëndetësore ashtu edhe për jetën e tyre pas sëmundjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco