Historike/ Vaksina redukton me 90% rastet e kancerit të qafës së mitrës

Historike/ Vaksina redukton me 90% rastet e kancerit të qafës së mitrës

10:25, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një vaksinë HPV (human papillomavirus) redukton me 90 përqind rastet e kancerit në qafën e mitrës. Kështu raporton BBC, duke iu referuar të dhënave të para të plota nga studimi i kryer në jetë reale.

Qendra për Kërkimin e Kancerit në Britani tha se këto të dhëna janë historike. Sipas tyre, ato tregojnë se vaksina mund të shpëtojë jetë njerëzish.

Thuajse të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës shkaktohen nga viruset dhe shpresa është se vaksinimi mund ta eliminojë pothuajse plotësisht sëmundjen.

Studiuesit thanë se suksesi i këtij testimi tregon se vaksina mund të reduktojë edhe nevojën e testimeve për kancerin e qafës së mitrës. Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm te gratë në mbarë botën, duke shkaktuar 300 mijë viktima.

Më shumë se 100 vende pritet të nisin vaksinën si pjesë e një plani nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të eliminuar kancerin e qafës së mitrës. Shumica e vdekjeve nga kjo sëmundje vjen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Testimet për këtë vaksinë kanë nisur që në vitin 2008, kur u vaksinuan disa vajza të vogla. Ato sot janë 20 vjeç dhe studimi ka treguar se vaksina redukton ndjeshëm gjendrat kancerogjene.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco